Dhomat kryejnё funksion gjyqёsor dhe duke qenё se pёrfaqësojnë ҫdo nivel tё sistemit gjyqësor nё Kosovё, ato pasqyrojnё strukturёn gjyqёsore tё Kosovёs. Në përbërje të Dhomave janë vetëm gjykatës ndërkombëtarë.
Përbërja e Dhomave do të jetë si vijon: gjykatës individualë të cilët kryejnë detyrat e gjykatësit të procedurës paraprake; trupa gjykues të përbërë prej tre gjykatësish (dhe një gjykatësi rezervë); panele të Gjykatës së Apelit të përbëra prej tre gjykatësish; panele të Gjykatës Supreme të përbëra prej tre gjykatësish; panele të Gjykatës Kushtetuese të përbëra prej tre gjykatësish; dhe gjykatës individualë të tjerë të nevojshëm për kryerjen e funksioneve të Dhomave të Specializuara.
Gjykatёsit emёrohen prej shefit të Misionit tё BE-sё pёr Politikё tё Pёrbashkёt tё Sigurisё dhe Mbrojtjes, (shkurtimisht, shefi i Misionit të EULEX-it), nё bazё tё rekomandimeve tё një Paneli Përzgjedhës i pёrbёrё nga dy gjykatёs ndёrkombёtarë me pёrvojё tё konsiderueshme nё fushёn e tё drejtёs penale ndёrkombёtare dhe një zyrtar i tretë ndërkombëtar. Kryetari dhe nënkryetari emёrohen nё bazё tё propozimeve tё Panelit Pёrzgjedhёs të pavarur. Gjykatёsit përfshihen nё Regjistrin e Gjykatёsve Ndёrkombёtarë. Sipas nevojave, Kryetari do tё caktojë gjykatёs nga ky Regjistër në çështje gjyqësore.
Në përputhje me Ligjin, gjykatësit janë individë me karakter të lartë moral, të paanshëm dhe të ndershëm, dhe plotësojnë kriteret për t’u emëruar në postet më të larta gjyqësore në vendet e tyre përkatëse. Në kryerjen e detyrave të tyre ata veprojnë në mënyrë të pavarur dhe nuk kërkojnë e nuk marrin udhëzime prej asnjë qeverie ose burimi tjetër. Ata janë individë me kompetencë të dëshmuar në fushën e të drejtës dhe procedurës penale, të drejtës ndërkombëtare dhe, sipas nevojës, kushtetuese, dhe kanë përvojë të gjerë si gjykatës, prokurorë ose avokatë mbrojtës në procese penale ndërkombëtare, ose në vendet e tyre.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|