Përmbledhje e ankesave të papranueshme dhe të refuzuara të marra nga Zyra e Avokatit të Popullit
2024
Çështja-2024-03
Ankesa: Parashtruesi i ankesës kontaktoi Avokatin e Popullit duke kërkuar mjet juridik dhe informacion mbi ecurinë e aspektit të të drejtave të punëtorëve në Kosovë. Avokati i Popullit kërkoi sqarim nga parashtruesi i ankesës, i cili ktheu përgjigje, duke cituar një kërkesë referuese që Avokati i Popullit i kishte bërë Gjykatës Kushtetuese mbi përputhshmërinë e ligjit të punës me Kushtetutën. Në këtë fazë, u bë e qartë se parashtruesi i ankesës, në fakt, iu referua aspekteve të shqyrtuara nga Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë dhe parashtruesi i ankesës e pranoi këtë.
Vlerësim: Parashtruesi i ankesës nuk argumentoi se ndërveproi me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Parashtruesi i ankesës ia referoi gabimisht ankesën Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe rrjedhimisht vendimi në lidhje me ankesën nuk mund të merrej në kuadër të rregullës 29(3)(b) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave.
Përfundim: Ankesa u hodh poshtë.
Çështja-2024-01
Ankesa: Parashtruesi i ankesës pretendoi se i është shkelur e drejta themelore për të punuar dhe deklaroi se ishte pushuar padrejtësisht nga pozicioni i mësuesit në shkollë. Ai pretendoi më tej se drejtori i shkollës në fjalë ishte i përfshirë në një sërë veprimtarish penale, ku përfshihet punësimi i personave të afërt në poste në sistemin arsimor vendor, çka çoi drejtpërdrejtë në pushimin e tij dhe refuzimin për ta rikthyer në vendin e punës.
Vlerësimi: Parashtruesi i ankesës nuk ka vërtetuar se ka pasur ndërveprim me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Rrjedhimisht, në përputhje me rregullën 28(2) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, ankesa nuk ishte brenda juridiksionit të Avokatit të Popullit dhe ky i fundit nuk ka kompetenca për të kryer vlerësimin e saj.
Përfundimi: Ankesa u refuzua.
2023
Çështja-2023-06
Ankesa: Më 10 tetor 2023, parashtruesi i ankesës, i cili në kohën e paraqitjes së ankesës, mbahej në paraburgim në njësinë e paraburgimit të DHSK-së, komunikoi me Avokatin e Popullit duke pretenduar se gjatë një vizite familjare ishte shkelur e drejta e tij për privatësi, sepse punonjësit e Njësisë së Paraburgimit ishin në korridorin ngjitur gjatë gjithë kohës së vizitës dhe se vizita ishte rreptësisht e kufizuar në një periudhë prej tri orësh.
Avokati i Popullit e pyeti parashtruesin nëse ai kishte dijeni se ekziston procedura në bazë të cilës një i paraburgosur mund të paraqesë ankesë lidhur me trajtimin e tij dhe kushtet e paraburgimit. Parashtruesi informoi Avokatin e Popullit se ai i kishte dorëzuar ankesë shefit të njësisë së paraburgimit më 2 tetor 2023, ku pretendonte rreptësi të tepruar në zbatimin e rregullave lidhur me vizita. Gjithashtu, ai informoi Avokatin e Popullit se kishte marrë përgjigje nga shefi i njësisë së paraburgimit më 10 tetor, ku shefi i njësisë së paraburgimit përsëriti bazën ligjore për mbikëqyrjen e vizitave. Lidhur me pyetjen e Avokatit të Popullit nëse synonte të apelonte vendimin e shefit të njësisë së paraburgimit sipas Rregullores së Brendshme të objektit të paraburgimit, parashtruesi u përgjigj se ishte duke e shqyrtuar këtë pikë.
Avokati i Popullit e informoi atë se, para se Avokati i Popullit të shqyrtojë ankesën e tij, parashtruesi duhet të shfrytëzojë të gjitha mjetet e Procedurës së Ankesave, siç është përcaktuar në Shtojcën A të Rregullores së Brendshme të objektit të paraburgimit të DHSK-së. Parashtruesi u informua se ai mund t’i kërkojë Administratores rishikim të vendimit të shefit të njësisë së paraburgimit dhe gjithashtu mund t’i kërkojë panelit kompetent rishikim administrativ. Parashtruesi konfirmoi se kuptoi dhe se ishte në dijeni për procedurën. Megjithatë, ai dëshironte që t’ia paraqiste ankesën e tij dhe Avokatit të Popullit.
Vlerësim: Ekzistonin mjete të tjera në dispozicion dhe ato nuk u shfrytëzuan. Rrjedhimisht, në përputhje me rregullën 29(3)(d), ankesa drejtuar Avokatit të Popullit ishte e parakohshme.
Përfundim: Ankesa u hodh poshtë.
Çështja-2023-03
Ankesa: Parashtruesja e ankesës fillimisht i dha Avokatit të Popullit të dhënat personale nëpërmjet Formularit të Mbrojtur për Kontaktim. Pavarësisht se Avokati i Popullit ia kujtoi disa herë, parashtruesja nuk komunikoi më me Avokatin e Popullit.
Vlerësim: Ankesa ishte e paplotë dhe parashtruesja nuk dha asnjë hollësi lidhur me ankesën e saj që do t’i lejonte Avokatit të Popullit ta vlerësonte. Rrjedhimisht, në përputhje me rregullën 29(3)(c), ankesa u hodh poshtë.
Përfundim: Ankesa u hodh poshtë.
Çështja-2023-02
Ankesa: Parashtruesi dorëzoi ankesë kundër Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Si kandidat për një vend pune në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, parashtruesi paraqiti kundërshtime për mosmarrjen e vendit të punës, duke thënë se përvoja e përgjithshme e tij përmbushte standardet e cilësisë të kërkuara nga përshkrimi i vendit të punës.
Vlerësim: Ekzistonin mjete të tjera në dispozicion dhe ato nuk u shfrytëzuan. Rrjedhimisht, në përputhje me rregullën 29(3)(d), ankesa drejtuar Avokatit të Popullit ishte e parakohshme.
Përfundim: Ankesa u hodh poshtë.
Çështja-2023-01
Ankesa: Parashtruesi i ankesës pretendoi se kishte hasur në një numër problemesh gjatë përpjekjeve për të zgjidhur një mosmarrëveshje me komunën, në lidhje me përdorimin e paligjshëm të pretenduar të një pjese të pronës së tij prej komunës. Parashtruesi i ankesës pretendon se procesi kishte vazhduar pa zgjidhje për disa vjet dhe se në fund e çoi çështjen para gjykatave në Kosovë. Megjithatë, problemet e pretenduara vazhduan, si në kuptim të kohëzgjatjes së procesit, ashtu edhe të faktit që gjykatat nuk iu përgjigjën një numri kërkesash të parashtruara prej tij.
Vlerësimi: Parashtruesi i ankesës nuk ka vërtetuar se ka pasur ndërveprim me Dhomat e Specializuara të Kosovës ose Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Rrjedhimisht, në përputhje me rregullën 28(2) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, ankesa nuk ishte brenda juridiksionit të Avokatit të Popullit dhe Avokati i Popullit nuk ka kompetenca për të kryer vlerësimin e saj.
Përfundimi: Ankesa u refuzua në bazë të rregullës 29(3)(b) të rregullores së Procedurës dhe të Provave.
2022
Çështja-2022-03
Ankesa: Parashtruesi i ankesës kontaktoi Zyrën e Avokatit të Popullit, pa e informuar Avokatin e Popullit për përmbajtjen e ankesës së tij. Megjithëse Avokati i Popullit ia rikujtoi disa herë, parashtruesi i ankesës nuk kontaktoi më me të.
Vlerësimi: Ankesa ishte jo e plotë dhe parashtruesi i saj nuk dha hollësi në lidhje me ankesën e tij, të cilat do t’i mundësonin Avokatit të Popullit të bënte vlerësimin e saj. Për rrjedhojë, në bazë të rregullës 29(3)(c), ankesa u refuzua.
Përfundim: Ankesa u refuzua.
Çështja-2022-01
Ankesa: Parashtruesi i ankesës argumentonte se vonesat e pajustifikuara të Gjykatës Themelore të Prishtinës në trajtimin e dy rasteve që kishin të bënin me pronat e tij kishin shkelur të drejtën e tij për gjykim të drejtë dhe për zotërim prone.
Vlerësimi: Parashtruesi i ankesës nuk pretendoi se kishte pasur ndërveprim me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Rrjedhimisht, në përputhje me rregullën 28(2) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, ankesa ishte jashtë juridiksionit të Avokatit të Popullit dhe, për rrjedhim, Avokati i Popullit nuk kishte kompetencë për të shqyrtuar ankesën.
Përfundim: Ankesa u refuzua.
2021
Çështja-2021-01
Ankesa: Parashtruesi i ankesës pretendonte se një agjenci komunale e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Çështje Juridike e Komunës së Pejës, nuk kishte zbatuar vendimin përfundimtar të nxjerrë nga Gjykata e Apelit të Kosovës në Prishtinë, që konfirmonte të drejtën e tij për të blerë një apartament.
Vlerësimi: Parashtruesi i ankesës nuk pretendoi se kishte pasur ndërveprim me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Rrjedhimisht, në përputhje me rregullën 28(2) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, ankesa ishte jashtë juridiksionit të Avokatit të Popullit dhe, për rrjedhim, Avokati i Popullit nuk kishte kompetencë për të shqyrtuar ankesën.
Përfundim: Ankesa u refuzua.
Çështja-2021-03
Ankesa: Parashtruesi i ankesës deklaronte se Gjykata e Apelit në Prishtinë nuk e kishte shqyrtuar çështjen e tij.
Vlerësimi: Parashtruesi i ankesës nuk pretendoi se kishte pasur ndërveprim me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Rrjedhimisht, në përputhje me rregullën 28(2) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, ankesa ishte jashtë juridiksionit të Avokatit të Popullit dhe, për rrjedhim, Zyra e Avokatit të Popullit nuk kishte kompetencë për të shqyrtuar ankesën.
Përfundim: Ankesa u refuzua.
Çështja-2021-04
Ankesa: Parashtruesi i ankesës pretendonte se kishte pasur probleme me shërbimet publike dhe me gjykatën e Novobërdës, por asnjëherë nuk i dorëzoi Avokatit të Popullit një formular ankese me një shpjegim të hollësishëm të ankesës së tij.
Vlerësimi: Parashtruesi i ankesës nuk pretendoi se kishte pasur ndërveprim me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Rrjedhimisht, në përputhje me rregullën 28(2) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, ankesa ishte jashtë juridiksionit të Avokatit të Popullit dhe, për rrjedhim, Avokati i Popullit nuk kishte kompetencë për të shqyrtuar ankesën.
Përfundim: Ankesa u refuzua.
2020
Çështja-2020-01
Ankesa: Parashtruesi i ankesës pretendonte se vonesat e Gjykatës Themelore të Prishtinës në trajtimin e padisë së tij, kishin shkelur të drejtat e tij të njeriut. Çështja e tij ishte dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës në vitin 2013, por ende nuk ishte shqyrtuar.
Vlerësimi: Parashtruesi i ankesës nuk pretendoi se kishte pasur ndërveprim me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Rrjedhimisht, në përputhje me rregullën 28(2) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, ankesa ishte jashtë juridiksionit të Avokatit të Popullit dhe, për rrjedhim, Avokati i Popullit nuk kishte kompetencë për të shqyrtuar ankesën.
Përfundim: Ankesa u refuzua.
Çështja-2020-02
Ankesa: Parashtruesja e ankesës pretendonte se institucionet shtetërore të Kosovës kishin shkelur të drejtat themelore të babait të saj. Ajo pretendonte se “Prokuroria Speciale” dhe “Gjykata Speciale në Prishtinë” e kishin mbajtur babain e saj për 15 muaj në paraburgim pa asnjë provë.
Vlerësimi: Parashtruesja e ankesës nuk pretendoi se kishte pasur ndërveprim me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Rrjedhimisht, në përputhje me rregullën 28(2) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, ankesa ishte jashtë juridiksionit të Avokatit të Popullit dhe, për rrjedhim, Avokati i Popullit nuk kishte kompetencë për të shqyrtuar ankesën.
Përfundim: Ankesa u refuzua.
Çështja-2020-03
Ankesa: Parashtruesi i ankesës parashtronte se Shërbimi i Mirëqenies Sociale të Kosovës kishte refuzuar kërkesën e tij për ndihmë sociale.
Vlerësimi: Parashtruesi i ankesës nuk pretendoi se kishte pasur ndërveprim me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Rrjedhimisht, në përputhje me rregullën 28(2) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, ankesa ishte jashtë juridiksionit të Avokatit të Popullit dhe, për rrjedhim, Avokati i Popullit nuk kishte kompetencë për të shqyrtuar ankesën.
Përfundim: Ankesa u refuzua.
2019
Çështja-2019-01
Ankesa: Parashtruesi i ankesës pretendonte se institucionet publike në Kosovë i kishin shkelur të drejtat e njeriut. Ankuesi parashtronte se institucionet publike, edhe pse nuk përmendeshin specifikisht në ankesën e tij, kishin keqpërdorur autoritetin e tyre përmes shitjes dhe regjistrimit të paligjshëm të pronës së babait të tij të ndjerë.
Vlerësimi: Parashtruesi i ankesës nuk pretendoi se kishte pasur ndërveprim me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Rrjedhimisht, në përputhje me rregullën 28(2) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, ankesa ishte jashtë juridiksionit të Avokatit të Popullit dhe, për rrjedhim, Avokati i Popullit nuk kishte kompetencë për të shqyrtuar ankesën.
Përfundim: Ankesa u refuzua.
Çështja-2019-02
Ankesa: Parashtruesi i ankesës pretendonte se ai kishte dhjetë vjet që priste për një vendim nga gjykatat e Kosovës. Çështja e tij ishte dërguar në Gjykatën e Apelit në Prishtinë që nga prilli i vitit 2017.
Vlerësimi: Parashtruesi i ankesës nuk pretendoi se kishte pasur ndërveprim me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Rrjedhimisht, në përputhje me rregullën 28(2) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, ankesa ishte jashtë juridiksionit të Avokatit të Popullit dhe, për rrjedhim, Avokati i Popullit nuk kishte kompetencë për të shqyrtuar ankesën.
Përfundim: Ankesa u refuzua.
2018
Çështja-2018-01
Ankesa: Parashtruesja e ankesës kishte paraqitur një ankesë ndaj Zyrës së Shefit të Seksionit të Administratës së DHSK-së. Si anëtare e personelit të DHSK-së, parashtruesja e ankesës kishte paraqitur kundërshtime ndaj një vendimi administrativ në lidhje me punësimin e saj me kohë të pjesshme.
Vlerësimi: Në dispozicion kishte mjete të tjera juridike të cilat nuk u shfrytëzuan. Rrjedhimisht, në përputhje me rregullën 29(3)(d), Avokati i Popullit nuk kishte kompetencë për të shqyrtuar ankesën.
Përfundim: Ankesa u refuzua.
Çështja-2018-02
Ankesa: Parashtruesi i ankesës pretendonte se institucionet shtetërore të Kosovës nuk kishin marrë masat e duhura ligjore për t’ia kthyer pronën familjes së tij pasi ishte uzurpuar. Ai parashtronte se EULEX-i dhe UNMIK-u nuk kishin marrë asnjë masë bazuar në ankesën e paraqitur prej tij dhe as kishin nisur ndonjë hetim në lidhje me ankesën.
Vlerësimi: Parashtruesi i ankesës nuk pretendoi se kishte pasur ndërveprim me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Rrjedhimisht, në përputhje me rregullën 28(2) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, ankesa ishte jashtë juridiksionit të Avokatit të Popullit dhe, për rrjedhim, Avokati i Popullit nuk kishte kompetencë për të shqyrtuar ankesën.
Përfundim: Ankesa u refuzua.
Çështja-2018-04
Ankesa: Ankuesi parashtronte se kërkesa e tij për pension, bazuar në aftësinë e tij të kufizuar për të punuar, ishte refuzuar nga autoritetet shtetërore të Kosovës. Parashtruesi i ankesës pretendonte se përkundër kontakteve të shumta me disa institucione, ndër të cilat edhe një “bord mjekësor”, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Departamenti i Administrimit të Pensioneve të kësaj ministrie, kërkesat e tij ose ishin refuzuar ose ishin shpërfillur. Parashtruesi i ankesës kërkonte një rishqyrtim të vendimit me të cilin refuzohej kërkesa e tij.