Informim i DHSK-së për median - 14:30

Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj, si dhe emërtimin e medias, në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

Prokurorja e Specializuar mirëpret vendimet e fajësisë si të rëndësishme për sundimin e ligjit

Prokurorja e Specializuar Kimbërli Uest (Kimberly West) mirëpriti aktgjykimin e sotëm në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit duke e quajtur atë të rëndësishëm për sundimin e ligjit në Kosovë dhe drejtësi të vonuar për viktimat. Trupi gjykues vendosi që secili...

Hashim Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë shpallen fajtorë për krime lufte

Trupi Gjykues sot shqiptoi aktgjykimin në çështjen gjyqësore të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Trupi Gjykues konstatoi se të katër të akuzuarit ishin penalisht përgjegjës për krimet e luftës të ndalimit arbitrar kundër 385 personave, trajtimit mizor kundër 49...

Aktgjykimi Thaçi dhe të tjerët – lidhjet e transmetimeve

Trupi Gjykues ka planifikuar shqiptimin e aktgjykimit në çështjen Prokurori i Specializuar k. Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për 16 shtator 2026, ora 10:00. Sa i takon pjesëmarrjes në hapësirat e Dhomave të Specializuara të Kosovës, u janë dërguar mesazhe...

Thaçi dhe të tjerët (vepra kundër administrimit të drejtësisë): Mbrojtja e Thaçit përfundoi deklaratën përmbyllëse; filloi deklarata përmbyllëse e Mbrojtjes së Smakajt

Këtë pasdite paraqiti deklaratën përmbyllëse Mbrojtja e Thaçit, pas së cilës filluan parashtrimet e Mbrojtjes së Bashkim…
Subscribe to