Vizitorët
Të gjithë të paraburgosurit kanë mundësi të arsyeshme për mbajtjen e marrëdhënieve personale me të tjerët. Përveç thirrjeve telefonike dhe letërkëmbimit me shkrim, ata mund të presin vizita nga të afërmit e ngushtë, anëtarë të tjerë të familjes dhe persona me të cilët kanë marrëdhënie personale prej më herët. Kujdes i veçantë i kushtohet organizimit të vizitave prej familjes në bazë të një procedure të thjeshtuar.

Të dyshuarit ose të akuzuarit të cilët nuk kanë mjete financiare të mjaftueshme, kanë të drejtë të përfitojnë ndihmë juridike. Ndihma juridike për pagesën e mbrojtësit jepet edhe për viktimat që marrin pjesë në procese gjyqësore. Rregullorja e Ndihmës Juridike mund të lexohet 