Të paraburgosurit konsiderohen të pafajshëm deri në vërtetimin e fajësisë dhe trajtohen si të tillë gjatë gjithë kohës. Çdo formë diskriminimi është e ndaluar.
Njësia e Paraburgimit drejton dhe administron objektin e paraburgimit duke mbajtur parasysh mirëqenien e të paraburgosurve dhe duke u mundësuar atyre një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur. Të paraburgosurve u lejohet të dalin në ajër të pastër dhe të bëjnë ushtrime fizike çdo ditë, si dhe u mundësohet pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme të kohës së lirë. Atyre u lejohen materiale për shkrim e lexim dhe përdorimi i bibliotekës ku mund të gjejnë libra, revista dhe gazeta në gjuhën e tyre amtare. Gjithashtu, të paraburgosurit mund të dëgjojnë radio e shikojnë programe televizive, si dhe të marrin pjesë në shërbesa fetare ose të mirëqenies shpirtërore që organizohen.
Të paraburgosurve në objektin e paraburgimit u ofrohet shërbim mjekësor i një standardi që është së paku i njëjtë me shërbimin mjekësor që u ofrohet të gjithë të tjerëve në Holandë.
Rregullat në lidhje me funksionimin e përditshëm të objektit të paraburgimit mund t’i gjeni në Rregulloren e Brendshme të Objektit të Paraburgimit.