-
E premte 28 Shkurt, 2025 14:00
Share this page
Januzi dhe të tjerët: të disponueshme arsyet në lidhje me vendimin për pranimin e fajësisë
Sikurse bëri të ditur Trupi Gjykues gjatë shpalljes së vendimit të vet më 4 shkurt, arsyet për marrjen e vendimit në lidhje me marrëveshjet për pranimin e fajësisë midis ZPS-së dhe Januzit, Bahtijarit dhe H. Shalës mund të lexohen në Dokumentacionin Gjyqësor Publik.
-
E enjte 27 Shkurt, 2025 15:30
Share this page
Informimi javor për median më 27 shkurt: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Zëdhënësja e DHSK-së Angela Grip
Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 27 Shkurt, 2025 09:25
Share this page
Informimi javor për median më 27 shkurt
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 27 shkurt, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 26 Shkurt, 2025 18:45
Share this page
Hashim Thaҫi: vendimi i fundit mbi kërkesën për lirim të përkohshëm është i disponueshëm në faqe të internetit
Më 19 shkurt 2025, Gjykatësja e Procedurës Paraprake në çështjen gjyqësore për vepra penale të administrimit të drejtësisë kundër Thaçit dhe të tjerëve hodhi poshtë kërkesën e dytë për lirim të përkohshëm të Hashim Thaçit për arsye humanitare. Sikurse herën e kaluar, Gjykatësja konstatoi se Thaçi nuk ka demonstruar se ekzistonin arsye të jashtëzakonshme dhe bindëse që përligjnin lirimin e përkohshëm të tij. Versionin e redaktuar publik të këtij vendimi, të dorëzuar më 25 shkurt, mund ta gjeni këtu.
Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që të bëjnë kërkesa për vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë kur ka arsye humanitare bindëse. Gjykatësit përkatës vendosin për çdo kërkesë të tillë duke u bazuar në informacionin e dhënë në momentin kur bëhet kërkesa.
-
E mërkurë 26 Shkurt, 2025 18:30
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: Vendim mbi kërkesën e Mbrojtjes në lidhje me pyetjet e Trupit Gjykues për dëshmitarin
Më 25 shkurt 2025, Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët lëshoi vendimin mbi kërkesën e katër ekipeve të Mbrojtjes, me anë të cilës kërkohej që Trupi Gjykues të merrte masa për të siguruar paanësinë e procesit dhe për të shmangur dëmin ndaj të akuzuarve. Konkretisht, kërkesa e Mbrojtjes trajton mënyrën e marrjes në pyetje prej Trupit Gjykues të dëshmitarëve të ZPS-së, duke pretenduar ndër të tjera, se krijon perceptim të anshmërisë.
Trupi Gjykues mori parasysh kundërshtimet e Mbrojtjes, por hodhi poshtë kërkesën, duke konstatuar se marrja në pyetje nga gjykata nuk shkeli të drejtat e të akuzuarve as nuk do të çonin një vëzhgues të informuar arsyeshëm për të perceptuar arsyeshëm anshmëri. Më shumë hollësi mund të gjeni në vendimin e lëshuar nga Trupi Gjykues.
Ky është vendimi i dytë në këtë çështje gjyqësore lidhur me kundërshtimet e Mbrojtjes se si Trupi Gjykues mori në pyetje dëshmitarët. Vendimin e parë e lëshoi Paneli i Gjykatës së Apelit në korrik 2023, kur kërkesa e Mbrojtjes gjithashtu u hodh poshtë.
-
E mërkurë 26 Shkurt, 2025 13:30
Share this page
Çështja gjyqësore Mustafa: Gjykata Supreme hedh poshtë kërkesat e Mbrojtjes/ZPS-së për mbrojtje të ligjshmërisë në lidhje me dënimin e ri
Më 25 shkurt 2025, Paneli i Gjykatës Supreme, i përbërë prej gjykatësve Ekaterina Trendafilova (Kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart, dhe Daniel Fransen, hodhi poshtë kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë që parashtruan Mustafa dhe ZPS-ja. Këto kërkesa u dorëzuan në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit të datës 10 shtator të vitit të kaluar, në të cilin u shqiptua dënimi i ri për Mustafën.
Ndër pika të tjera, Paneli konstatoi se Mustafa nuk identifikoi pse dënimi me 15 vjet burgim përbën shkelje të së drejtës penale. Në lidhje me kërkesën e ZPS-së, Paneli konstatoi se thjesht mospajtimet me vendime të caktuara nuk përmbushin standardin rigoroz i cili kërkohet që një kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë të ketë sukses.
-
E martë 25 Shkurt, 2025 14:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundon për këtë javë/rifillon më 17 mars
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 123-të të Prokurorisë Ismet Tara këtë pasdite, gjykimi u mbyll për sot dhe për këtë javë. Anulohen seancat e 26 dhe 27 shkurtit. Gjykimi do të rifillojë të hënën, 17 mars 2025, në orën 09:00.
-
E martë 25 Shkurt, 2025 10:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Ismet Tara rifillon dhënien e dëshmisë
Dëshmitari i ZPS-së Ismet Tara rifillon dhënien e dëshmisë këtë mëngjes. Pas kërkesës së djeshme të dëshmitarit, sot ai shoqërohet nga një mbrojtës kujdestar. Njoftimi i Administratores për caktimin e tij është i disponueshëm këtu.
-
E hënë 24 Shkurt, 2025 15:30
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundon për sot/rifillon nesër (25 shkurt)
Pas vendimit të Trupit Gjykues për t’i dhënë kohë shtesë Mbrojtjes për të bërë parashtrime mbi provat e propozuara të paraqitura nga ZPS-ja në lidhje me dëshmitarin aktual, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët është mbyllur për sot. Ai do të rifillojë nesër, më 25 shkurt, në orën 09:00, kur pritet të fillojë marrja në pyetje e dëshmitarit Ismet Tara nga Mbrojtja.
-
E hënë 24 Shkurt, 2025 10:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitar i ri i ZPS-së në sallë të gjyqit (i 123-ti deri më tani)
Këtë mëngjes ka nisur dhënien e dëshmisë dëshmitari i ri i ZPS-së, Ismet Tara. Deri më tani, ky është dëshmitari i 123-të i ZPS-së në gjykatë.