-
E premte 26 Shtator, 2025 13:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: anulohet seanca e 29 shtatorit
Ju informojmë se seanca në çështjen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi, e planifikuar për të hënën, 29 shtator, është anuluar. Gjykimi do të rifillojë të martën, më 30 shtator, në orën 09:00.
-
E enjte 25 Shtator, 2025 14:34
Share this page
Informimi javor për median më 25 shtator: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet ketu.
Zëdhënësja e DHSK-së Angela Grip Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E mërkurë 24 Shtator, 2025 17:15
Share this page
Informimi javor për median më 25 shtator 2025
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 25 shtator, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E martë 23 Shtator, 2025 17:15
Share this page
Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rinis më 29 shtator
Dëshmitari i tretë i Mbrojtjes së Hashim Thaçit, John Duncan, përfundoi dëshminë e tij. Gjykimi përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Seanca e planifikuar për nesër, 24 shtator, anulohet. Gjykimi do të rifillojë të hënën, më 29 shtator, në orën 09:00.
-
E martë 23 Shtator, 2025 10:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Duncan vazhdon dëshminë
Dëshmitari John Duncan vazhdon dëshminë e tij këtë mëngjes. Dje, ai u mor në pyetje nga ekipet e Mbrojtjes së Thaçit, Veselit dhe Krasniqit, pasuar nga ZPS-ja, e cila po vazhdon me pyetjet e veta.
-
E hënë 22 Shtator, 2025 17:25
Share this page
Thaçi dhe të tjerët (vepra kundër administrimit të drejtësisë): ZPS-ja dorëzon dosjen paraprake
Ashtu siç urdhëroi gjykatësja e procedurës paraprake në muajin korrik, ZPS-ja dorëzoi dosjen paraprake në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit. Dosja u dorëzua si konfidenciale bashkë me listën e dëshmitarëve dhe listën e provave materiale të Prokurorisë. Protokollimi relevant me të dhëna për këtë parashtrim mund të gjendet këtu.
-
E hënë 22 Shtator, 2025 09:55
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Fillon dëshminë dëshmitari i tretë i Mbrojtjes
Ish-anëtari i shërbimit diplomatik të Mbretërisë së Bashkuar, John Duncan, dëshmia e të cilit ka filluar këtë mëngjes, është dëshmitari i ri i Mbrojtjes së Hashim Thaçit, Ky është dëshmitari i tretë i Mbrojtjes deri më tani.
-
E enjte 18 Shtator, 2025 14:35
Share this page
Informimi javor për median më 18 shtator: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Zëdhënësi i DHSK-së Michael Doyle Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 18 Shtator, 2025 13:00
Share this page
Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rinis më 22 shtator
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Pol Uilliams, gjykimi në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinis të hënën, më 22 shtator në ora 09:00, kur pritet të fillojë dëshminë një dëshmitar i ri i thirrur prej Mbrojtjes.
-
E enjte 18 Shtator, 2025 09:50
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Paul Williams vazhdon dëshminë
Dëshmitari i dytë i Mbrojtjes së Hashim Thaçit, Paul Williams, po vazhdon dëshminë e tij. Pasi u mor në pyetje dje nga dy ekipe të Mbrojtjes dhe ZPS-ja, Trupi Gjykues është duke i bërë pyetje dëshmitarit këtë mëngjes.