• Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: Urdhër i Trupit Gjykues mbi Procedurat Publike

    Gjatë seancës së sotshme (17 maj), Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët shprehu shqetësimin se gati të gjitha dëshmitë deri më tani janë dëgjuar në seanca private apo të mbyllura dhe ua kujtoi palëve, midis të tjerash, se, në përputhje me nenin (21)(2) të Ligjit, të akuzuarit gëzojnë të drejtën për gjykim të drejtë dhe publik dhe gjithashtu se është në interesin e publikut që ky proces të zhvillohet, për aq sa është e mundshme, në mënyrë publike. Trupi Gjykues gjithashtu kujtoi se në urdhrin mbi zhvillimin e procedurave thuhet se palët dhe pjesëmarrësit duhet të respektojnë karakterin publik të procesit gjyqësor. Më vonë, Trupi Gjykues lëshoi urdhër gojor duke kërkuar parashtrime nga palët, deri më 31 maj, në lidhje me hapat konkretë që mund të merren nga palët dhe trupi gjykues për të siguruar që këto procedura të jenë publike në shkallë më të lartë. Ndërkohë, Trupi Gjykues i urdhëroi palët që të kenë parasysh parimin që procedurat të jenë publike, kur të kërkojnë që pjesë të dëshmive të dëshmitarëve të dëgjohen në seanca private ose të mbyllura.

  • Thaçi dhe të tjerët: Dëshmitari i katërt i ZPS-së Vazhdon Dëshminë

    Dëshmitari i mbrojtur 4748 vazhdon dëshminë në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. ZPS-ja vazhdon marrjen në pyetje të këtij dëshmitari.

  • Gjykata Supreme: Haradinaj ridorëzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë

    Në pajtim me urdhrin e 8 majit të Panelit të Gjykatës Supreme, Haradinaj ridorëzoi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë (për të qenë në përputhje me numrin e lejuar të fjalëve të përcaktuar në nenin 56(3) të Udhëzuesit të Punës për Dosjet dhe Parashtrimet e Protokolluar). Kërkesën e fundit të Haradinajt si dhe atë të dorëzuar nga Gucati mund t’i gjeni në Dokumentacionin Gjyqësor Publik.