-
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 11 maj
Të enjten, më 11 maj në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
Share this page
Çështja Thaçi dhe të tjerët: Dosjet paraprake të Krasniqit dhe Selimit janë në dispozicion
-
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i katërt i ZPS-së fillon dëshminë
Dëshmitari i mbrojtur 4748 është dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve.
-
Share this page
Mustafa dorëzon Dosjen e Apelit/Dosjet e Përgjigjeve do të dorëzohen në qershor
Salih Mustafa dorëzoi dosjen e apelit kundër aktgjykimit të shpallur më 16 dhjetor të vitit të kaluar. Versionin e redaktuar publik të dosjes së korrigjuar të apelit, të dorëzuar më 2 maj*, mund ta gjeni këtu. Më 5 maj 2023, paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht kërkesën e ZPS-së dhe të mbrojtësit të viktimave për zgjatjen e afatit dhe i autorizoi që të dorëzonin dosjet e përgjigjeve ndaj dosjes së apelit të Mbrojtjes deri më 5 qershor 2023.
*Përditësuar më 15/09/2023: versioni i redaktuar më tej i dosjes së apelit të Mbrojtjes është dorëzuar më vonë dhe atë mund ta gjeni këtu.
-
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 4 maj 2023: transkripti
Transkripti i informimit të djeshëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
Share this page
Gucati dhe Haradinaj: caktohet Paneli i Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë
Pas kërkesave për mbrojtjen e ligjshmërisë, të dorëzuara nga Gucati dhe Haradinaj më 2 dhe 3 maj 2023, Kryetarja Trendafilova caktoi sot Panelin e Gjykatës Supreme në përbërje prej Kryetarës Trendafilova (kryesuese) si dhe gjykatësve, Kristinë van den Vijngart dhe Daniel Fransen, për të vendosur lidhur me këto kërkesa. Këtu është vendimi i caktimit.
-
Share this page
Përfundon gjykimi ndaj Shalës për ditën e sotme/rinis më 19 maj
Pas vendimit gojor të Trupit Gjykues, gjykimi ndaj Pjetër Shalës përfundoi për ditën e sotme, ndërsa seanca e caktuar për nesër (më 5 maj) anulohet. Gjykimi do të rinis të premten, më 19 maj, në orën 09:30.
-
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 4 maj
Të enjten, më 4 maj në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

-
Share this page
Gjykimi ndaj Shalës: seanca e nesërme fillon në orën 14:00
Ju lutemi vini re se seanca e caktuar për nesër, më 4 maj, do të fillojë në orën 14:00.
-
Share this page
Gjykimi ndaj Shalës: dëshmitari i mbrojtur TW4-11 vazhdon dëshminë e vet
Dëshmitari i gjashtë i Prokurorisë, TW4-11, vazhdon dëshminë e vet në gjykimin ndaj Shalës.