• E premte 16 Shtator, 2022 15:30

    Paneli i Apelit i lejon Hysni Gucatit vizitë nën mbikqyrje në Kosovë

    Për arsye humanitare bindëse, Paneli i Apelit ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të z. Hysni Gucati për të takuar familjen e ngushtë. Hysni Gucati mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës.

  • E enjte 15 Shtator, 2022 17:00

    Gjykimi ndaj Mustafës: përfundojnë deklaratat përmbyllëse/aktgjykimi në kohën e duhur

    Gjatë deklaratës së sotme në lidhje me zhdëmtimet, Mbrojtësja e Viktimave në çështjen gjyqësore Mustafa kërkoi nga Trupi Gjykues që të urdhërojë të akuzuarin që t’u paguajë zhdëmtimin viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje, individualisht, si dhe konfiskimin e çdo prone që është përdorur për kryerjen e një vepre penale apo që është përfituar prej kryerjes së një vepre penale të vërtetuar. Deklaratat përmbyllëse për këtë çështje gjyqësore përfunduan, çka shënon dhe fundin e këtij gjykimi. Trupi Gjykues do të shpallë aktgjykimin përkatës në kohën e duhur. Seanca e planifikuar për nesër, 16 shtator, anulohet.

  • E enjte 15 Shtator, 2022 12:45

    Mbrojtja përfundon deklaratën përmbyllëse, kërkon vendimin e pafajësisë për Mustafën për të gjitha akuzat

    Në deklaratën e sotme përmbyllëse Mbrojtja e Salih Mustafës kërkoi nga Trupi Gjykues vendimin e pafajësisë për Mustafën për të gjitha akuzat. Gjykimi është duke vazhduar me përgjigjet e ZPS-së dhe të Mbrojtëses së Viktimave.

  • E enjte 15 Shtator, 2022 12:15

    Dosja e çështjes Shala do t'i kalohet Trupit Gjykues më 21 shtator

    Sot, më 15 shtator, Gjykatësi i Procedurës Paraprake njoftoi Kryetaren se dosja e çështjes kundër Pjetër Shalës do të jetë gati për t’ia kaluar Trupit Gjykues më 21 shtator 2022.

  • E enjte 15 Shtator, 2022 09:30

    Thaçi dhe të tjerë: Vendimi i Gjykatësit të Procedurës Paraprake në lidhje me nxjerrjen e materialeve

    Më 26 gusht 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerë rrëzoi kërkesat e paraqitura nga ekipet e Mbrojtjes së Thaçit dhe të Krasniqit në lidhje me mospërmbushjen e pretenduar të detyrimeve për nxjerrjen e materialeve nga ZPS-ja. Gjykatësi Giju konstatoi se kërkesat e Mbrojtjes nuk përbëjnë mospërmbushje të detyrimeve të ZPS-së për nxjerrjen e materialeve sipas rregullës 103 të Rregullores, por megjithatë e nxiti fuqimisht Zyrën e Prokurorit të Specializuar që t’u përmbahet detyrimeve për nxjerrjen e materialeve shfajësuese dhe t’i japë përparësi nxjerrjes së tyre mbi afatet dhe materialet e tjera me të cilat po punon paralelisht. Gjithashtu, ZPS-ja u urdhërua që, deri më 7 tetor, të dorëzojë një raport mbi nxjerrjen, ku të shpjegojë vështirësitë që ka hasur në përmbushjen e detyrimeve për nxjerrjen e materialeve sipas rregullës 103. Më shumë hollësi do të gjeni në versionin e redaktuar të vendimit, protokolluar më 13 shtator.

  • E mërkurë 14 Shtator, 2022 18:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 15 shtator

    Të enjten, më 15 shtator në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E mërkurë 14 Shtator, 2022 18:15

    Gjykimi ndaj Mustafës: Mbrojtja vazhdon deklaratën e vet përmbyllëse nesër

    Seanca e sotme në gjykimin ndaj Mustafës përfundoi. Mbrojtja e Salih Mustafës do të vazhdojë  deklaratën e vet përmbyllëse nesër (më 15 shtator) në ora 09:30, pasuar nga komentet dhe përgjigjet e palëve, pyetjet e mundshme nga Trupi Gjykues dhe deklaratat në lidhje me zhdëmtimet.

  • E mërkurë 14 Shtator, 2022 10:15

    Gjykimi ndaj Mustafës: Mbrojtësja e Viktimave paraqet deklaratën përmbyllëse

    Mbrojtësja e Viktimave, Ani Pues, është duke paraqitur deklaratën e vet përmbyllëse në gjykimin ndaj Mustafës.