-
E premte 18 Dhjetor, 2020 18:15
Share this page
Paraqitja e mëtejshme e Haradinajt do të mbahet më 8 janar 2021
Sikurse është njoftuar në kalendarin e Gjykatës, paraqitja e mëtejshme e Nasim Haradinajt është caktuar për datën 8 janar 2021 në orën 15:00. Gjatë pjesës së parë të seancës, z. Haradinaj do t’i kërkohet të vetëdeklarohet fajtor ose i pafajshëm në lidhje me akuzat kundër tij të paraqitura në Aktakuzën e konfirmuar, në përputhje me rregullën 92(2)(c) të Rregullores. Nëse i akuzuari nuk vetëdeklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, gjykatësi i procedurës paraprake bën deklarim pafajësie në emër të të akuzuarit, në përputhje me rregullën 92(2)(f) të Rregullores. Pjesa e dytë e seancës do të shërbejë si konferencë e parë për ecurinë e çështjes. Këtu do të gjeni urdhrin për caktimin e datës së kësaj seance.
-
E premte 18 Dhjetor, 2020 14:30
Share this page
-
E premte 18 Dhjetor, 2020 11:45
Share this page
-
E premte 18 Dhjetor, 2020 08:45
Share this page
Të dyja paraqitjet e para sot do të transmetohen me vonesë
Paraqitja e parë e Nasim Haradinajt dhe e Hysni Gucatit do të mbahet sot në orën 11:00 respektivisht në orën 14:00. Transmetimi i seancave do të bëhet me një vonesë prej 10 minutash. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin e drejtpërdrejt në shqip.
-
E enjte 17 Dhjetor, 2020 13:30
Share this page
Ndryshon urdhri për caktimin e paraqitjes së parë të Gucatit dhe Haradinajt
Sipas vendimit më të fundit, paraqitja e parë e Nasim Haradinajt do të mbahet nesër në orën 11:00, ndërsa paraqitja e parë e Hysni Gucatit, në orën 14:00 të së njëjtës ditë. Këtu do të gjeni vendimin.
-
E enjte 17 Dhjetor, 2020 09:30
Share this page
Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të transmetohet me vonesë
Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, e cila do të mbahet sot në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.
-
E martë 15 Dhjetor, 2020 11:00
Share this page
Paraqitja e parë e Haradinajt shtyhet më 18 dhjetor
Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, paraqitja e parë e Nasim Haradinajt është shtyrë për të premten, më 18 dhjetor në orën 14:00. Vendimin mbi shtyrjen mund t’a gjeni këtu.
-
E hënë 14 Dhjetor, 2020 17:30
Share this page
Më 15 dhjetor mbahet paraqitja e parë e Nasim Haradinajt
Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, paraqitja e parë e Nasim Haradinajt do të mbahet më 15 dhjetor 2020 në orën 15:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë. Më shumë hollësi në lajme.
-
E hënë 14 Dhjetor, 2020 17:15
Share this page
Konfirmohet aktakuza kundër Gucatit&Haradinajt/paraqitjet e para do të mbahen këtë javë
Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën e parashtruar më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës. Paraqitjet e para do të mbahen më 15 dhjetor (Haradinaj) dhe më 18 dhjetor (Gucati). Më shumë hollësi në Komunikatën për shtyp.
-
E hënë 14 Dhjetor, 2020 12:45
Share this page
Konferenca e sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Mustafa do të transmetohet me vonesë
Transmetimi i Konferencës për ecurinë në çështjen kundër Salih Mustafës, e cila do të mbahet sot në orën 15:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.