-
E mërkurë 9 Dhjetor, 2020 17:15
Share this page
Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë apelin e Hysni Gucatit
Më 9 dhjetor 2020, Paneli i Dhomës së Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës hodhi poshtë apelin e parashtruar nga Hysni Gucati kundër vendimit të Gjykatësit të Vetëm mbi ligjshmërinë e arrestimit të tij dhe kërkesën për dorëzani. Më shumë informacion mund të gjeni në lajme dhe në vendimin.
-
E mërkurë 9 Dhjetor, 2020 10:30
Share this page
Konferencë e dytë për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 17 dhjetor
Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit dhe të tjerëve do të mbahet më 17 dhjetor në orën 11:00. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin (aktualisht vetëm në anglisht).
-
E premte 4 Dhjetor, 2020 10:00
Share this page
Konferencë për ecurinë e çështjes në çështjen Mustafa më 14 dhjetor
Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Salih Mustafës do të mbahet më 14 dhjetor në orën 15:00. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin (aktualisht vetëm në anglisht).
-
E hënë 30 Nëntor, 2020 15:00
Share this page
Publikohet vendimi i konfirmimit të aktakuzës kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve
Më 30 nëntor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës bëri publik vendimin e konfirmimit të aktakuzës kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Versioni i redaktuar publik i vendimit mund të lexohet këtu (për momentin vetëm në anglisht).
-
E premte 27 Nëntor, 2020 10:00
Share this page
Aktgjykim i Dhomës Kushtetuese
Më 26 Nëntor 2020, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese vendosi se amendamentet kushtetuese të propozuara nga Presidenti i atëhershëm i Kosovës, më 24 gusht 2020, dhe në vijim të referuara para DHSK-së nga Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, pakësojnë të drejtat dhe liritë e garantuara prej Kapitullit II të Kushtetutës. Më shumë detaje mund të lexohen në komunikatën për shtyp dhe në aktgjykim.
-
E mërkurë 18 Nëntor, 2020 14:30
Share this page
Probleme teknike me transmetimin e drejtpërdrejtë
Aktualisht jemi duke hasur në probleme teknike me transmetimin e drejtpërdrejtë të Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Do të përpiqemi që t'i zgjidhim sa më shpejt të jetë e mundur. Ju kërkojmë ndjesë dhe ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj.
-
E mërkurë 18 Nëntor, 2020 09:45
Share this page
Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të transmetohet me vonesë
Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, e cila do të mbahet sot në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.
-
E enjte 12 Nëntor, 2020 09:30
Share this page
Konferencë për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 18 nëntor
Dje, gjykatësi i procedurës paraprake, Nikola Giju, vendosi të thërrasë një konferencë për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi, të mërkurën, më 18 nëntor, në orën 11:00. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin e datës dhe shtojcën e tij (aktualisht vetëm në anglisht).
-
E mërkurë 11 Nëntor, 2020 11:45
Share this page
Rexhep Selimi u vetëdeklarua i pafajshëm
Rexhep Selimi, i akuzuari i fundit në çështjen Thaçi dhe të tjerët, sot, në paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake, Giju, gjithashtu u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Bazuar në rregullën 95 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të DHSK-së, gjykatësi i procedurës paraprake do të vijojë me përgatitjen e çështjes për gjykim.
-
E mërkurë 11 Nëntor, 2020 09:15
Share this page
Seanca e Selimit do të transmetohet me vonesë
Transmetimi i paraqitjes së parë të Rexhep Selimit, e cila do të mbahet sot në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 10 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.