Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e tetë e dëshmisë së dëshmitarit Zyrapi
Këtë mëngjes ka rinisur dëshmia e Bislim Zyrapit ndërsa Mbrojtja e Krasniqit është duke vazhduar marrjen e tij në pyetje.
Çështja Januzi dhe të tjerët: Aktakuza e Konfirmuar dorëzohet nga ZPS-ja
Në vijim të postimit tonë të mëparshëm sot, ju njoftojmë se u dorëzua nga ZPS-ja Aktakuza e Ndryshuar e Konfirmuar për çështjen gjyqësore të përbashkët dhe është aktualisht e disponueshme në Dokumentacionin Gjyqësor Publik.
Çështja Januzi dhe të tjerët: konfirmohet aktakuza e përbashkët/paraqitja e mëtejshme më 12 korrik
Më 8 korrik, Gjykatësja e Procedurës Paraprake në çështjen Januzi, Bahtijari dhe Haxhi Shala konfirmoi ndryshimet në aktakuzën e përbashkët dhe urdhëroi ZPS-në të dorëzonte versionin e fundit të kësaj aktakuze deri më 10 korrik. Pasi të dorëzohet, ajo do të jetë aktakuza në fuqi në këtë çështje gjyqësore. Në përputhje me rregullën 90(3), gjykatësja Masëlo (Masselot) caktoi paraqitjen e mëtejshme të Januzit dhe Bahtijarit të premten, 12 korrik në orën 09:30. Meqenëse pretendimet e reja faktike ishin pjesë e aktakuzës fillestare kundër Haxhi Shalës, nuk kërkohet që ai të jetë i pranishëm në seancë. Versioni publik i vendimit mund të shihet këtu.
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Zyrapi vazhdon dhënien e dëshmisë
Dëshmia e Bislim Zyrapit ka rifilluar mëngjesin e sotëm me Mbrojtjen e Selimit, e cila po vazhdon marrjen në pyetje nga dita e djeshme.
Çështja gjyqësore P. Shala: Aktgjykimi më 16 korrik
Sot, më 9 korrik 2024, Trupi Gjykues I caktoi mbajtjen e seancës së shqiptimit të Aktgjykimit në çështjen gjyqësore Pjetër Shala për 16 korrik 2024 në orën 14:00. Këtu është urdhri për caktimin e datës.
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e 6-të e dhënies së dëshmisë nga dëshmitari Zyrapi
Dëshmia e Bislim Zyrapit rifillon mëngjesin e sotëm me vazhdimin e pyetjeve nga Mbrojtja e Veselit.
Ju kujtojmë se, sikurse u njoftua të hënën, seanca e sotme pritet që të zgjasë deri në orën 13:00.
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët sot (08/07/2024): Përditësim (2)
Ju njoftojmë se gjykimi kaloi në seancë private pas fillimit këtë pasdite dhe pak më vonë u mbyll për ditën e sotme. Procesi do të vazhdojë nesër, më 9 korrik në orën 09:00.
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët sot (08/07/2024): Përditësim
Ju njoftojmë se seanca në gjykimin Thaçi dhe të tjerët këtë pasdite do të fillojë në orën 16:30 (ose në orën 17:15 transmetimi në internet).
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: shtyhet fillimi i seancës së pasdites
Ju njoftojmë se është shtyrë fillimi i seancës së pasdites së sotme në gjykimin Thaçi dhe të tjerët. Do t’ju informojmë për çdo përditësim sa më shpejt që të jetë e mundshme.
Gjykimi Januzi dhe të tjerët: parashtrimet më të fundit lidhur me aktakuzën e përbashkët
Ju lutemi mbani parasysh se dy versionet e para të aktakuzës së përbashkët në çështjen Januzi, Bahtijari dhe Haxhi Shala tashmë janë të disponueshme në formë të redaktuar publike. ZPS-ja dorëzoi aktakuzë të përbashkët konfidenciale më 12 janar 2024. Versioni i redaktuar publik i saj u parashtrua më 3 korrik 2024 dhe mund të lexohet në Dokumentacionin Gjyqësor Publik. Më pas, më 8 shkurt 2024, Gjykatësi I Procedurës Paraprake udhëzoi ZPS-në ta parashtronte sërish aktakuzën, gjë që u bë më 27 shkurt 2024. Versioni i redaktuar publik i asaj aktakuze është aktualisht i disponueshëm dhe mund të shihet këtu. Pas kësaj, ZPS-ja kërkoi ta ndryshonte atë aktakuzë dhe kjo kërkesë është ende për shqyrtim prej Gjykatësit të Procedurës Paraprake.