• E mërkurë 20 Nëntor, 2024 15:30

    Seanca në gjykimin Thaçi dhe të tjerë përfundoi për sot /rifillon nesër (21 nëntor)

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 105-të të ZPS-së, W00344, përfundoi seanca e sotme. Gjykimi do të rifillojë nesër, 21 nëntor 2024, në orën 09:00.

  • E mërkurë 20 Nëntor, 2024 10:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e radhës (i 105-ti deri më tani)

    Prokuroria thirri dëshmitarin e 105-të, W00344, i cili është dëshmitar i mbrojtur dhe po dëshmon përmes video-lidhjes. Sipas përmbledhjes së ZPS-së në gjykatë, ky dëshmitar ishte rrëmbyer nga pjesëtarët e UÇK-së në vitin 1999 dhe më pas ishte ndaluar dhe keqtrajtuar në një qendër ndalimi të UÇK-së.

  • E martë 19 Nëntor, 2024 13:00

    Seanca në gjykimin Thaçi dhe të tjerë përfundoi për sot /rifillon përsëri nesër (20 nëntor)

    Sikurse u njoftua më herët sot, seanca rifilloi në orën 10:30 por më pas u shty përsëri për 30 minuta pushim. Pas pushimit gjykimi u zhvillua në seancë të mbyllur dhe përfundoi për ditën e sotme.

    Gjykimi do të rifillojë nesër në orën 09:00.

  • E martë 19 Nëntor, 2024 10:30

    Thaçi dhe të tjerët: pushim i paplanifikuar deri në 10:30

    Sikurse u njoftua nga Kryegjykatësi dhe për shkak të kërkesave që palët i paraqitën Trupit Gjykues, ju informojmë se në seancën e gjykimit do të bëhet pushim deri në orën 10:30 (ose deri në 11:15 në transmetimin në internet).

  • E hënë 18 Nëntor, 2024 16:45

    Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për ditën e sotme/rinis nesër (19 nëntor)

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Nezir Çoçaj, seanca e sotme në çështjen Thaçi dhe të tjerët ka përfunduar. Gjykimi do të rinis nesër, 19 nëntor, në ora 09:00, me dëshminë e dëshmitarit të ri të ZPS-së.

  • E hënë 18 Nëntor, 2024 10:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: pushim i paplanifikuar deri në orën 13:30

    Pas kërkesës së Mbrojtjes së Veselit për kohë shtesë për t'u përgatitur për marrjen në pyetje të dëshmitarit Çoçaj, gjykimi ndodhet në pushim deri në orën 13:30 (14:15 transmetimi në internet) kur pritet të fillojë marrja në pyetje prej Mbrojtjes.

  • E hënë 18 Nëntor, 2024 10:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e radhës (i 104-ti në gjykatë)

    Nezir Çoçaj është dëshmitari i ri i ZPS-së, dëshmia e të cilit ka nisur këtë mëngjes. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, ky dëshmitar iu bashkua UÇK-së në vitin 1998 dhe më vonë shërbeu në Zonën Operative të Pashtrikut.

  • E enjte 14 Nëntor, 2024 14:45

    Caktohet Paneli i Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimin e Haxhi Shalës

    Më 14 nëntor 2024, Kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimin e dorëzuar nga Haxhi Shala më 11 nëntor 2024. Gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti do të vendosin lidhur me këtë referim, i cili pason vendimin e Gjykatës Supreme më 9 shtator të këtij viti (publikimin më të fundit për këtë çështje mund ta shihni këtu).

  • E enjte 14 Nëntor, 2024 09:15

    Çështja P. Shala: zgjatet afati për dorëzimin e dosjeve të përgjigjeve

    Pas zgjatjes së afatit për dorëzimin e dosjes së apelit të Mbrojtjes, për të cilën kemi informuar më herët, më 13 nëntor, Paneli i Gjykatës së Apelit gjithashtu miratoi, pjesërisht, një kërkesë të ngjashme të ZPS-së dhe të Mbrojtësit të Viktimave, të cilët autorizohen që të dorëzojnë dosjet e tyre të përgjigjeve deri më 17 janar 2025 (afati i mëparshëm ishte 27 dhjetor 2024). Vendimin e Trupit Gjykues mund ta gjeni këtu.