Subscribe to Live update from the Court
E.g., 08/07/2024
E.g., 08/07/2024
E martë 30 Janar, 2024 13:15

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: fillon dëshmia e dëshmitarit të 44-t

Sot pasdite ZPS-ja thirri dëshmitarin e saj të radhës. Ky është dëshmitari W04325, që, sipas Prokurorisë, do të dëshmojë lidhur me çfarë ka parë dhe mësuar gjatë shumë vizitave në një numër shtabesh të UÇK-së gjatë periudhës përkatëse, si edhe për komandantët e UÇK-së me të cilët pati kontakte.

E martë 30 Janar, 2024 12:15

Nesër, seancë e jashtëzakonshme në gjykimin Thaçi dhe të tjerët

Gjatë seancës së sotme, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët shpprehu shqetësim për parashtrimin e kohëve të fundit lidhur me përfaqësimin e Hashim Thaçit dhe caktoi një takim ex parte (vetëm  me ekipin e Mbrojtës së Hashim Thaçit)) në lidhje me këtë për nesër në orën 16:00, ose sapo të ketë mbaruar seanca e rregullt.

Ju  informojmë se seancat ex parte nuk janë të hapura për publikun.

E martë 30 Janar, 2024 10:30

Çështja Salih Mustafa para Gjykatës Supreme: Administratorja cakton mbrojtësin kujdestar

Sipas vendimit të Panelit të Gjykatës Supreme të datës 25 janar, Administratorja e DHSK-së caktoi mbrojtësin kujdestar për Salih Mustafën. Këtu është vendimi i caktimit.

E martë 30 Janar, 2024 10:00

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdon dëshmia e dëshmitarit të 43-të

Dëshmitari i mbrojtur i ZPS-së, W04870, vazhdon dëshminë e cila filloi ditën e djeshme.

E hënë 29 Janar, 2024 15:15

Gjykimi i P. Shalës: nuk ka seanca nga data 5 deri më 9 shkurt

Ju informojmë se, siç shihet në kalendarin e gjykatës, seancat gjyqësore në çështjen P. Shala, të planifikuara nga data 5 deri më 9 shkurt, janë anuluar.

E hënë 29 Janar, 2024 12:45

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i ri i Prokurorisë

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W02082, ka nisur dëshmia e dëshmitarit të ri të ZPS-së, W04870. Sipas Prokurorisë, dëshmia e këtij dëshmitari ka të bëjë me vrasjen e paligjshme të një viktime pas arrestimit dhe mbajtjes nga anëtarë të UÇK-së në zonën e Llapit. Ky është dëshmitari i 43-të i ZPS-së deri më tani.

E hënë 29 Janar, 2024 10:00

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: fillon dëshminë dëshmitari i 42-të i ZPS-së

Këtë mëngjes, në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve, ka filluar dëshminë dëshmitari i ri i ZPS-së, W02082, i cili sipas Prokurorisë, ishte rrëmbyer dhe ndaluar nga pjesëtarët e UÇK-së në zonën e Prizrenit, në qershor të vitit 1999.

E enjte 25 Janar, 2024 16:45

Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë/rinis më 29 janar

Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve do të vazhdojë të hënën, më 29 janar, në ora 09:00.

E enjte 25 Janar, 2024 15:15

Probleme me qasjen në faqen e internetit të DHSK-së (faqja hyrëse)

Për shkak të problemeve teknike, për momentin mund të hasni në probleme me qasjen në faqen tonë hyrëse të internetit. Pjesët tjera të faqes së internetit janë të qasshme si zakonisht. Jemi duke u përpjekur që ta zgjidhim problemin sa më shpejt të jetë e mundur.

E enjte 25 Janar, 2024 14:45

Informimi javor i DHSK-së për median më 25 janar 2024: transkripti

Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.


Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube