Subscribe to Live update from the Court
E.g., 08/07/2024
E.g., 08/07/2024
E enjte 25 Janar, 2024 13:45

Dy vendime të Gjykatës Supreme në çështjen Salih Mustafa

Më 25 janar, Paneli i Gjykatës Supreme nxori dy vendime lidhur me kërkesën e mundshme për mbrojtjen e ligjshmërisë në çështjen Salih Mustafa.

vendimin e parë, Paneli përcaktoi se znj. Venkateswari Alagendra nuk e kishte njoftuar Trupin Gjykues II (në të cilin njëri prej të akuzuarve është Jakup Krasniqi dhe të cilin ajo gjithashtu e përfaqëson) lidhur me synimin e saj që të përfaqësojë Mustafën, siç kërkohet me nenin 28(4)(1)(b) të Kodit të Etikës Profesionale, në mënyrë që të pranonte vendimin e Trupit Gjykues nëse ekziston ndonjë konflikt interesi. Rrjedhimisht, Paneli deklaroi se emërimi i Alagendra si avokate e re e Mustafës nuk ka efekt juridik dhe urdhëroi Administratoren që të caktojë mbrojtësin kujdestar për të përfaqësuar Mustafën derisa të zgjidhet çështja.

vendimin e dytë, Paneli hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes së Mustafës lidhur me zgjatjen e afatit për të dorëzuar kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë pasi Venkateswari Alagendra për momentin nuk ka legjimitet për të dorëzuar ndonjë kërkesë në emër të Mustafës, përfshirë kërkesën për zgjatjen e afatit. Paneli gjithashtu vuri në dukje se, edhe nëse Alagendra do ta gëzonte këtë legjimitet, afatet kohore të parashikuara në Ligj (kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë duhet të dorëzohen brenda tre muajve nga aktgjykimi i formës së prerë) nuk mund të ndryshohen me Rregulloren e Punës dhe të Provave.

E enjte 25 Janar, 2024 13:15

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i 39-të i ZPS-së vazhdon dëshminë e dhjetorit të vitit të kaluar

Dëshmitari i prokurorisë Dejan Jeftiq, nga zona e Suharekës në Kosovë, është kthyer në sallën e gjyqit për të vazhduar dëshminë e tij, e cila filloi më 11 dhjetor të vitit të kaluar. Ai aktualisht është duke u marrë në pyetje nga mbrojtja e Hashim Thaçit.

E enjte 25 Janar, 2024 12:00

Çështja P. Shala: Trupi Gjykues paraqet provat e veta

Më 24 janar 2024, Trupi Gjykues në çështjen P. Shala vendosi të pranojë në cilësinë e provës një numër dokumentesh që kanë të bëjnë me dosjen penale të të akuzuarit (aktualisht të klasifikuara si konfidenciale) në bazë të rregullës 132 të Rregullores. Trupi Gjykues i konsideroi ato të nevojshme për përcaktimin e dënimit në rast të shpalljes fajtor në këtë çështje, në bazë të rregullës 163(3) të Rregullores.

Në të njëjtin vendim, Trupi Gjykues gjithashtu miratoi, pjesërisht, pranimin e më shumë provave të Mbrojtjes dhe urdhëroi ZPS-në/Mbrojtjen që të paraqesin çdo kërkesë për kundërprova deri më 26 janar.

Vendimi i plotë ndodhet këtu.

E enjte 25 Janar, 2024 10:15

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdon dëshmia e dëshmitarit W04489

Dëshmitari i mbrojtur i ZPS-së, W04489, vazhdon dëshminë këtë mëngjes.

E mërkurë 24 Janar, 2024 16:45

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: orari i ri i seancës së nesërme

Ju lutemi vini re se seanca e nesërme (më 25 janar) në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të nis në orën 09:30. 

E mërkurë 24 Janar, 2024 10:00

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdon dëshmia e dëshmitarit W04489

Dëshmitari i 41-të i ZPS-së, W04489, do të vazhdojë dëshminë këtë mëngjes. Ju lutemi vini re se për momentin seanca ndodhet në një pushim të paplanifikuar dhe do të rinis në orën 09:50 (ose 10:35 transmetimi me vonesë në internet).

E martë 23 Janar, 2024 09:45

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdon dëshmia e dëshmitarit të 41-të të ZPS-së

Dëshmitari i mbrojtur i ZPS-së W04489 vazhdon dëshminë këtë mëngjes.

E enjte 18 Janar, 2024 16:45

Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë/rinis më 23 janar

Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve do të vazhdojë të martën, më 23 janar, në ora 09:00.

E enjte 18 Janar, 2024 14:45

Informimi javor i DHSK-së për median më 18 janar 2024: transkripti

Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.


Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

E enjte 18 Janar, 2024 11:45

Caktohet Paneli i Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesën e Mustafës për mbrojtjen e ligjshmërisë

Më 17 janar 2024, Kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Supreme për të vendosur lidhur me kërkesën më të fundit të dorëzuar nga Mbrojtja e Salih Mustafës, e cila ka kërkuar zgjatjen e afatit për dorëzimin e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë.

Lidhur me këtë kërkesë dhe kërkesat tjera që kanë të bëjnë me këtë çështje do të vendosin gjykatësit Ekaterina Trendafilova (kryesuese), Kristinë van den Vijngart dhe Daniel Fransen. Këtu është vendimi i caktimit.