Subscribe to Live update from the Court
E.g., 09/07/2024
E.g., 09/07/2024
E enjte 18 Janar, 2024 10:15

Çështja Mustafa: caktohet gjykatësi i vetëm për të mbikëqyrur zbatimin e zhdëmtimit të viktimave

Më 17 janar, Kryetarja e DHSK-së Trendafilova caktoi gjykatësin Zhilber Biti si gjykatës të vetëm për të mbikëqyrur zbatimin e urdhrit për zhdëmtim nga Administratorja kundër Salih Mustafës, të lëshuar më 6 prill të vitit të kaluar. Gjykatësi i vetëm caktohet për periudhën njëvjeçare (në pajtim me nenin 33(2) të Ligjit) dhe ai do të marrë raporte nga Administratorja për çdo veprim të ndërmarrë në kuadër të Programit për kompensimin e viktimave të krimit në Kosovë. Më shumë hollësi në vendimin e caktimit.

E enjte 18 Janar, 2024 09:45

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdon dëshmia e dëshmitarit W04489

Dëshmitari i 41-të i ZPS-së W04489 vazhdon dëshminë këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. 

E mërkurë 17 Janar, 2024 16:45

Informimi javor për median më 18 janar

Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 18 janar në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

E mërkurë 17 Janar, 2024 13:30

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmon dëshmitari i ri i mbrojtur i ZPS-së

W04489, dëshmia e të cilit sapo ka filluar, është dëshmitari i ri i mbrojtur i ZPS-së. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, ky dëshmitar është i afërm i një viktime nga Drenoci e cila ndodhet në akuzat për vrasje dhe zhdukje të detyruar. Ky është dëshmitari i 41-të i ZPS-së deri më tani.

E mërkurë 17 Janar, 2024 09:45

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdon dëshmia e dëshmitarit W01493

Dëshmitari i 40-të i ZPS-së W01493 vazhdon dëshminë këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve.

E martë 16 Janar, 2024 15:45

Përfundoi paraqitja e provave nga ekipi i Mbrojtjes së P. Shalës

Më 15 janar 2024, Mbrojtja e Pjetër Shalës njoftoi për mbylljen zyrtare të paraqitjes së provave të saj. Njoftimi gjendet këtu.

E martë 16 Janar, 2024 10:15

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdon dëshmia e dëshmitarit W01493

Dëshmitari W01493 i ZPS-së vazhdon dëshminë këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve.

E hënë 15 Janar, 2024 14:00

Gjykimi i Shalës: nuk ka seanca më 19 dhe 22 janar

Ju lutemi vini re se, siç shihet në kalendarin e gjykatës, seancat gjyqësore në çështjen Shala, të planifikuara më 19 dhe 22 janar, janë anuluar. 

E hënë 15 Janar, 2024 10:30

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së

Gjykimi në çështjen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi ka rinisur me dëshminë e një dëshmitari të ri të ZPS-së, W01493, i cili është dëshmitar i mbrojtur dhe po dëshmon përmes video-lidhjes. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, gjatë periudhës përkatëse ky dëshmitar ka shërbyer në zonën Operative të Dukagjinit dhe dëshmia e tij do të ofroj informacion për strukturën dhe marrëdhëniet ndërmjet UÇK-së dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).

E premte 12 Janar, 2024 17:45

Çështjet gjyqësore të Januzit dhe Bahtijarit dhe të H. Shalës: ZPS-ja dorëzon aktakuzën e përbashkët

Sipas urdhrit gojor të Gjykatësit të Procedurës Paraprake, Giju, të datës 14 dhjetor 2023, ZPS-ja dorëzoi sot aktakuzën e përbashkët për çështjet gjyqësore të Januzit dhe Bahtijarit dhe të Haxhi Shalës. Aktakuza e përbashkët është konfidenciale ndërsa dosja me informacionet mbi parashtrimin ndodhet këtu.

Gjykatësi i Procedurës Paraprake do të vendosë në kohën e duhur lidhur me kërkesën e ZPS-së për bashkimin e këtyre dy çështjeve gjyqësore.