Subscribe to Live update from the Court
E.g., 08/07/2024
E.g., 08/07/2024
E mërkurë 29 Nëntor, 2023 13:00

Përfundon gjykimi ndaj Shalës për këtë vit/urdhër gojor për mbylljen e paraqitjes së provave prej Mbrojtjes

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të nëntë të Mbrojtjes, gjykimi ndaj Shalës përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë.  Në fund të seancës së sotme Trupi Gjykues lëshoi disa urdhra gojorë përfshirë atë lidhur me mbylljen e paraqitjes së provave prej Mbrojtjes. Trupi Gjykues caktoi 15 janarin 2024 si datë që parashikohet për mbylljen e paraqitjes së provave prej Mbojtjes. Seancat e planifikuara për pjesën tjetër të kësaj jave anulohen, ndërsa gjykimi do të vazhdojë më 9 janar 20242 në orën 09:30, kur pritet të fillojë dëshmia e dëshmitarit të ardhshëm të Mbrojtjes.

E mërkurë 29 Nëntor, 2023 10:45

Gjykimi në çështjen Shala: vazhdon dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes

Dëshmitari i mbrojtur me pseudonimin 4280 është duke vazhduar dëshminë e cila nisi dje. ZPS-ja është duke e marrë në pyetje dëshmitarin.

E mërkurë 29 Nëntor, 2023 10:00

Sot (29/11), gjykimi i Shalës fillon në orën 09:50

Ju informojmë se seanca në çështjen Shala këtë mëngjes do të fillojë në orën 09:50 ( në orën 10:35 në transmetimin në internet).

E martë 28 Nëntor, 2023 12:15

Caktohet Paneli i Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimin e Haradinajt

Ju njoftojmë për çështjen më të fundit në Gjykatën Kushtetuese, e cila mund të shihet në këtë parashtrim. Më 22 nëntor 2023 kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimin e dorëzuar nga Mbrojtja e Nasim Haradinajt, më 21 nëntor. Gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti do të vendosin lidhur me këtë referim të dorëzuar në mënyrë konfidenciale, versioni publik i redaktuar i të cilit do të jetë në dispozicion brenda një jave.

E martë 28 Nëntor, 2023 11:00

Gjykimi i Shalës: dëshmon dëshmitari i nëntë i Mbrojtjes

Dëshmitari i radhës i Mbrojtjes së Shalës është dëshmitari i mbrojtur 4280, i cili po dëshmon përmes video-lidhjes. Ju njoftojmë se dëshmia e këtij dëshmitari pritet të mbahet kryesisht në seancë të mbyllur për publikun.

E martë 28 Nëntor, 2023 09:15

Sot (28/11), gjykimi i Shalës fillon në orën 09:45

Ju informojmë se seanca në çështjen Shala këtë mëngjes do të fillojë në orën 09:45 ( në orën 10:30 në transmetimin në internet).

E hënë 27 Nëntor, 2023 16:15

Përfundon gjykimi i Shalës për ditën e sotme (27/11/2023)

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të tetë të Mbrojtjes, gjykimi në çështjen Shala ka përfunduar për ditën e sotme. Gjykimi vazhdon nesër, më 28 nëntor, në orën 09:30, me dëshminë e dëshmitarit të ri të Mbroijtjes.

E hënë 27 Nëntor, 2023 13:00

Çështja Mustafa: Aktgjykimi i apelit shpallet më 14 dhjetor

Sot, më 27 nëntor  2023, Paneli i Gjykatës së Apelit e caktoi shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Salih Mustafa më 14 dhjetor 2023, në ora 09:30. Këtu mund ta gjeni urdhrin për caktimin e datës.

E hënë 27 Nëntor, 2023 11:00

Gjykimi në çështjen Shala: dëshmitari i radhës i Mbrojtjes

Dëshmitari ekspert Andre De Villiers Horne është duke dëshmuar për Mbrojtjen e Shalës. Ky është dëshmitari i tetë i Mbrojtjes deri më tani.

E premte 24 Nëntor, 2023 10:45

Përfundon gjykimi ndaj Shalës për këtë javë/vazhdon më 27 nëntor

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitares së Mbrojtjes Time Kadrijaj, gjykimi ndaj Shalës përfundoi për këtë javë. Gjykimi do të vazhdojë të hënën, 27 nëntor, në orën 09:30, kur pritet të fillojë dëshmia e dëshmitarit të ardhshëm të Mbrojtjes.