Subscribe to Live update from the Court
E.g., 08/07/2024
E.g., 08/07/2024
E enjte 16 Nëntor, 2023 12:45

Informimi javor për median më 16 nëntor

Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 16 nëntor në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

E enjte 16 Nëntor, 2023 10:00

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari Halitjaha vazhdon dëshminë e tij

Këtë mëngjes po vazhdon dëshmia e dëshmitarit Sadik Halitjaha. Ai është duke u marrë në pyetje nga Mbrojtja e Hashim Thaçit.

E enjte 16 Nëntor, 2023 09:00

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: shtyhet fillimi i seancës

Seanca e ditës së sotme në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të fillojë në orën 09:15 (ose në orën 10:00 në transmetim).

E mërkurë 15 Nëntor, 2023 20:30

Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për ditën e sotme/rinis nesër në orën 09:00

Ju lutemi vini re se seanca e nesërme e këtij gjykimi (e enjte, 16 nëntor) do të mbahet nga ora 09:00 deri në orën 16:00.

E mërkurë 15 Nëntor, 2023 17:30

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari Halitjaha kthehet në sallën e gjyqit

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 37-të të ZPS-së, Shefqet Kabashi, pasditen e sotme, ka rinisur dëshmia e dëshmitarit të mëparshëm, të 36-të, Sadik Halitjaha, në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Mbrojtja e Kadri Veselit vazhdon marrjen në pyetje të këtij dëshmitari.

E mërkurë 15 Nëntor, 2023 15:45

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve këtë pasdite: dëshmitari Kabashi vazhdon dëshminë e tij

Mbrojtja e Rexhep Selimit vazhdon marrjen në pyetje të dëshmitarit të 37-të të Prokurorisë, Shefqet Kabashi, i cili po dëshmon përmes video-lidhjes.

E martë 14 Nëntor, 2023 16:00

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: fillon të dëshmojë dëshmitari i 37-të i ZPS-së

Shefqet Kabashi është dëshmitari i ri i ZPS-së, dëshmia e të cilit sapo ka nisur përmes video-lidhjes.

Ju lutemi vini re se orari i seancës për ditën e sotme pritet të jetë si më poshtë:

15:00 – 17:00, seanca e parë

17:00 - 17:30, pushim

17:30 – 19:30, seanca e dytë

E hënë 13 Nëntor, 2023 17:30

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: ndryshimi i orarit për 14 dhe 15 nëntor

Seanca e sotme në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve ka përfunduar. Seanca e nesërme dhe e së mërkurës, 14 dhe 15 nëntor, janë caktuar të zhvillohen nga ora 15:00 deri në 19:30 (ose 15:45 - 20:15 në transmetimin me vonesë) për të dëgjuar një dëshmitar tjetër, i cili do të dëshmojë nëpërmjet video lidhjes. Dëshmia e dëshmitarit aktual (Sadik Halitjaha) do të rinis pas kësaj dëshmie (të enjten, 16 nëntor).

E hënë 13 Nëntor, 2023 17:00

Çështja Kilaj: arsyet për vazhdimin e paraburgimit në dispozicion

Siç është përmendur në njoftimin tonë të mëparshëm, Gjykatësi i Vetëm i DHSK-së Nikola Giju më 6 nëntor urdhëroi vazhdimin e paraburgimit kundër Isni Kilajt dhe vuri në dukje se detaje të mëtejshme mbi arsyetimin e këtij vendim do të jepeshin më vonë. Versioni i redaktuar publik i arsyeve tani është i disponueshëm në Dokumentacionin Gjyqësor Publik.

E hënë 13 Nëntor, 2023 12:45

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i radhës i ZPS-së (i 36-ti deri më tani)

Sadik Halitjaha është dëshmitari i radhës i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZSP-ja në gjykatë, ky dëshmitar ka qenë oficer i UÇK-së në pozita të ndryshme gjatë periudhës përkatëse.