Subscribe to Live update from the Court
E.g., 08/07/2024
E.g., 08/07/2024
E hënë 13 Nëntor, 2023 09:45

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdon dëshmia e dëshmitarit W04444

Dëshmitari i 35-të i ZPS-së, W04444,  është duke vazhduar dëshminë e filluar të enjten e kaluar. Ddëshmitari është duke u marrë në pyetje nga Mbrojtja e Rexhep Selimit.

E enjte 9 Nëntor, 2023 16:45

Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë/rinis më 13 nëntor

Ka përfunduar seanca e sotme në çështjen Thaçi dhe të tjerët ndërsa gjykimi do të vazhdojë të hënën, 13 nëntor, në orën 09:00, kur pritet vazhdimi i dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur W04444.

E enjte 9 Nëntor, 2023 15:45

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i ri i ZPS-së

Dëshmitari i mbrojtur W04444, i cili pretendohet se është arrestuar dhe keqtrajtuar nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë periudhës përkatëse, është dëshmitari i 35-të i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve.

E enjte 9 Nëntor, 2023 14:30

Informimi javor i DHSK-së për median më 9 nëntor 2023: transkripti

Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.


Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

E enjte 9 Nëntor, 2023 10:00

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i ri i ZPS-së

Dëshmitari i 34-të i ZPS-së në gjykimin e Thacit dhe të tjerëve është Dragan Ivanisheviq. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, dëshmia e këtij dëshmitari ka të bëjë me rrëmbimin e tij të pretenduar nga persona të armatosur dhe me uniforma të UÇK-së në shkurt 1999.

E enjte 9 Nëntor, 2023 08:30

Informimi javor për median më 9 nëntor

Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 9 nëntor në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

E mërkurë 8 Nëntor, 2023 16:15

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: përfundon seanca e sotme

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Gjergj Dedaj ka përfunduar seanca e sotme në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Gjykimi rinis nesër, 9 nëntor, në orën 09:00, kur do të dëshmojë dëshmitari i ri i ZPS-së.

E mërkurë 8 Nëntor, 2023 09:45

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdon dëshmia e dëshmitarit Dedaj

Mbrojtja e Hashim Thaçit është duke vazhduar marrjen në pyetje të dëshmitarit të Prokurorisë, Gjergj Dedaj.

E martë 7 Nëntor, 2023 14:30

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: urdhër mbi procedurat publike

Gjatë seancës së sotme, Trupi Gjykues dha një urdhër gojor lidhur me mbajtjen e seancave publike në këtë çështje gjyqësore, me të cilin urdhëron palët të rishikojnë transkriptet e seancave private dhe të mbyllura brenda afateve të përcaktuara.

Si rregull i përgjithshëm, në çdo kërkesë për redaktim informacioni palët duhet gjithashtu të identifikojnë mjaftueshëm dëshmitarët e mbrojtur dhe informacionin konfidencial. Për këtë, ato duhet të mbajnë parasysh nevojën për të siguruar kryerjen e procesit në seanca publike sa më shumë që të jetë e mundur, por edhe mbrojtjen efektive të personave për të cilët janë miratuar masa mbrojtëse.

Trupi Gjykues paraqiti edhe një masë shtesë, e cila do të forcojë zbatimin e parimit të procesit publik: palët do të dorëzojnë versione të redaktuara publike të parashtrimeve në të njëjtën kohë me versionet konfidenciale, përveç në rast se ka arsye bindëse për të kundërtën.

Ju lutem, kini parasysh se ky urdhër gojor lidhet me të njëjtin aspekt për të cilin është bërë njoftim më herët këtë vit, kur Trupi Gjykues shprehu shqetësimin se në këtë çështje gjyqësore shumë dëshmi ishin dhënë në seanca private ose të mbyllura.

E martë 7 Nëntor, 2023 10:00

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari Dedaj vazhdon dëshminë e tij

Prokuroria është duke vazhduar me marrjen në pyetje të dëshmitarit 33, Gjergj Dedaj, në në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve.