Subscribe to Live update from the Court
E.g., 08/07/2024
E.g., 08/07/2024
E hënë 6 Nëntor, 2023 11:00

Isni Kilaj: urdhërohet mbajtja e mëtejshme

Më 6 nëntor 2023, Gjykatësi i Vetëm i DHSK-së, Nikola Giju, urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të Isni Kilajt. Vendimi, i cili mund të lexohet këtu, mes të tjerash, thekson se gjykatësi Giju, pas shqyrtimit të parashtrimeve të palëve, ka vendosur se ka dyshime të bazuara se Kilaj ka kryer vepra penale kundër administrimit të drejtësisë të përfshira në juridiksionin e DHSK-së, dhe se, për arsye të ikjes dhe rreziqeve tjera, mbajtja e mëtejshme e të dyshuarit është e përshtatshme.

E hënë 6 Nëntor, 2023 10:15

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i ri i ZPS-së

Dëshmitari i 33-të i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve është Gjergj Dedaj dëshmia e të cilit ka filluar këtë mëngjes.

E shtunë 4 Nëntor, 2023 12:30

Isni Kilaj: përfundon paraqitja e parë

Paraqitja e parë e Isni Kilajt para gjykatësit të vetëm të DHSK-së ka përfunduar.

E premte 3 Nëntor, 2023 18:00

Isni Kilaj arrestohet dhe transferohet në Objektin e Paraburgimit të DHSK-së në Hagë – Paraqitja e parë të shtunën, më 4 nëntor 2023

Isni Kilaj u arrestuan dje në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), në bazë të fletarrestimit të ZPS-së dhe urdhrit për transferim lëshuar nga gjykatësi i vetëm i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK). Ai u transferuan në Objektin e Paraburgimit të DHSK-së në Hagë sot më 3 nëntor 2023.

Paraqitja e parë e z. Isni Kilaj është caktuar të zhvillohet të shtunën, 4 nëntor 2023, ora 10:00, në sallën e gjyqit të DHSK-së.

Më shumë hollësi në Komunikatën për shtyp.

E premte 3 Nëntor, 2023 11:15

Çështja Januzi dhe Bahtijari: ZPS-ja do ta dorëzojë dosjen paraprake deri më 2 shkurt 2024

Gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Januzi dhe Bahtijari, gjykatësi i procedurës paraprake, Nikola Giju, me vendim gojor urdhëroi Prokurorinë që deri më 2 shkurt 2024 të dorëzojë dosjen paraprake.

E enjte 2 Nëntor, 2023 15:15

Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë/rinis më 6 nëntor

Predrag Dediq e përfundoi dëshminë e tij në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Kjo ishte seanca e fundit e kësaj jave ndërsa gjykimi do të rinis të hënën, më 6 nëntor, në orën 09:00.

E enjte 2 Nëntor, 2023 14:45

Informimi javor i DHSK-së për median më 02 nëntor 2023: transkripti

Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.


Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së

E enjte 2 Nëntor, 2023 10:00

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i radhës

Dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve është Predrag Dediq. Ky është dëshmitari i 32-të i ZPS-së deri më tani dhe ai është duke dëshmuar përmes video-lidhjes.

E hënë 30 Tetor, 2023 16:15

Thaçi dhe të tjerët: pëfundon seanca për ditën e sotme/gjykimi vazhdon më 2 nëntor

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W04753, gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve ka përfunduar për ditën e sotme. Seancat e planifikuara më 31 tetor dhe 1 nëntor janë anuluar. Gjykimi në këtë çështje do të rinis më 2 nëntor në orën 09:00.

 

E hënë 30 Tetor, 2023 10:15

Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së

Sapo ka filluar dëshmia e dëshmitarit të 31-të të ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Ky është dëshmitari i mbrojtur W04753.