Subscribe to Live update from the Court
E.g., 08/07/2024
E.g., 08/07/2024
E hënë 30 Tetor, 2023 16:15

Thaçi dhe të tjerët: pëfundon seanca për ditën e sotme/gjykimi vazhdon më 2 nëntor

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W04753, gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve ka përfunduar për ditën e sotme. Seancat e planifikuara më 31 tetor dhe 1 nëntor janë anuluar. Gjykimi në këtë çështje do të rinis më 2 nëntor në orën 09:00.

 

E hënë 30 Tetor, 2023 10:15

Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së

Sapo ka filluar dëshmia e dëshmitarit të 31-të të ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Ky është dëshmitari i mbrojtur W04753.

E premte 27 Tetor, 2023 15:45

Konferenca e dytë mbi ecurinë e çështjes në Çështjen Januzi & Bahtjari më 3 nëntor

Siç është njoftuar në Kalendarin e Gjykatës, konferenca e dytë mbi ecurinë e çështjes në çështjen kundër Sabit Januzit dhe Ismet Bahtjarit është caktuar të mbahet të premten,  3 nëntor, në orën 09:30. Më shumë informacion në  urdhrin për caktimin e datës.

E premte 27 Tetor, 2023 13:00

Përfundon seanca e apelit në çështjen Mustafa /aktgjykimi do të jepet në kohën e duhur

Pas parashtrimeve të palëve dje dhe sot, si dhe pas deklaratës personale të apeluesit Mustafa, ka përfunduar seanca e apelit në këtë çështje.  Mbrojtja përsëriti parashtrimet e saj nga dosja e apelit se vendimet e fajësisë duhet të përmbysen dhe, në rast se konfirmohen, dënimi duhet të zvogëlohet. Në anën tjetër, ZPS-ja deklaroi se dënimi nuk duhet të preket në masë të konsiderueshme apo edhe fare, edhe nëse Paneli i Gjykatës së Apelit përmbys disa nga vendimet e fajësisë.

Paneli i Gjykatës së Apelit do ta nxjerrë aktgjykimin në kohën e duhur.

E premte 27 Tetor, 2023 10:15

Mustafa: dita e dytë e seancës së apelit

Gjatë ditës së dytë të seancës së apelit, ZPS-ja do të vazhdojë me parashtrime, e pasuar nga Mbrojtësi i Viktimave përgjigjet e Mbrojtjes. Seanca e sotme pritet të përfundojë me një deklaratë personale të Salih Mustafës. Ju lutem keni parasysh se seanca e sotme pritet të zgjasë deri në orën 12:10 dhe jo deri në orën 11:10, siç është njoftuar më parë.

E enjte 26 Tetor, 2023 14:30

Informimi javor i DHSK-së për median më 26 tetor 2023: transkripti

Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.


Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së

Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

E enjte 26 Tetor, 2023 14:15

Salih Mustafa: fillon seanca e apelit

Sipas orarit të seancës së sotme, pas deklaratës hyrëse të gjykatësit kryesues, Mbrojtja e Mustafës do t'i bëjë parashtrimet e veta lidhur me apelin (1,5 orë), pasuar nga përgjigjja e ZPS-së (gjithashtu 1,5 orë).

E enjte 26 Tetor, 2023 12:15

Çështja Mustafa: seanca e apelit fillon në orën 13:30

Ju kujtojmë se seanca e apelit në çështjen Mustafa është paraparë të fillojë në ora 13:30.

Seanca pritet të vazhdojë nesër në ora 09:30. Informacionet më të fundit mbi procedurat tona mund të gjenden në kalendarin tonë në internet.

Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin në shqip (me 45 minuta vonesë).

E mërkurë 25 Tetor, 2023 16:30

Informimi javor për median më 26 tetor

Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 26 tetor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

E mërkurë 25 Tetor, 2023 11:45

Gjykimi i Shalës vazhdon më 20 nëntor/dënimi, në qoftë se ka, do të shqiptohet së bashku me aktgjykimin

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të katërt të mbrojtjes, Mark Shala, gjykimi ndaj Pjetër Shalës përfundoi për ditën e sotme. Seanca e radhës në këtë çështje është caktuar për datën 20 nëntor në ora 09:30.

Në urdhrin e tij të sotëm gojor, Trupi Gjykues vendosi që, në rast se i akuzuari shpallet fajtor për një ose më shumë krime për të cilat akuzohet, dënimi do të përcaktohet së bashku me shpalljen e aktgjykimit, siç parashihet në rregullën 159(6) të Rregullores.