Subscribe to Live update from the Court
E.g., 08/07/2024
E.g., 08/07/2024
E mërkurë 11 Tetor, 2023 16:30

Thaçi dhe të tjerët: përfundon gjykimi për ditën e sotme/seanca e nesërme do të jetë më e shkurtër

Ka përfunduar seanca e sotme në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Gjykimi do të rinis nesër, më 12 tetor në orën 09:00 dhe do të zgjasë deri në orën 13:00.

E mërkurë 11 Tetor, 2023 11:45

Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së

Dëshmia e dëshmitarit të 30-të të ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve sapo ka filluar. Ky është dëshmitar i mbrojtur i cili po dëshmon me pseudonimin W04769. Sipas përmbledhjes së lexuar në gjykatë, dëshmitari është ish-pjesëtar i UÇK-së, dëshmia e të cilit, ndër të tjera, ka të bëjë me strukturën komanduese të UÇK-së në Shqipëri dhe në zonën e Pashtrikut.

E mërkurë 11 Tetor, 2023 11:15

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve këtë mëngjes; përditësim

Në fillim të dëshmisë së tij këtë mëngjes, dëshmitari i 29-të i ZPS-së, W04577, kërkoi të konsultohej me mbrojtësin kujdestar, i cili iu drejtua gjykatës në seancë private. Rrjedhimisht, Trupi Gjykues e informoi mbrojtësin kujdestar për mundësinë e sanksioneve në pajtim me rregullin 141(6) të Rregullores dhe nenin 42(7) dhe (8) të Ligjit. Trupi Gjykues miratoi pjesërisht kërkesën e dëshmitarit për shtyrje dhe urdhëroi që dëshmia e dëshmitarit W04577 të vazhdojë të hënën, më 16 tetor. Seanca e sotme do të vazhdojë me dëshminë e një dëshmitari tjetër të ZPS-së.

E martë 10 Tetor, 2023 16:30

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: shtyhet gjykimi pas seancës private

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Nebojsha Radosheviq, ZPS-ja ka thirrur sot pasdite dëshmitarin e 29-të në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Ky është dëshmitari i mbrojtur W04577, dëshmia e të cilit kaloi në seancë private dhe më pas përfundoi për ditën e sotme. Gjykimi do të rinis nesër, më 11 tetor në orën 09:00, kur pritet të rinis dëshmia e të njëjtit dëshmitar.

E martë 10 Tetor, 2023 10:00

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari Nebojsha Radosheviq vazhdon dëshminë

Dëshmitari i 28-të i ZPS-së, Nebojsha Radosheviq, vazhdon dëshminë këtë mëngjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Ai është duke u marrë në pyetje nga Mbrojtja e Hashim Thaçit.

E martë 10 Tetor, 2023 08:45

Çështja Januzi dhe Bahtjari: Videot e paraqitjeve të para të disponueshme në Youtube

Ju informojmë se videot e paraqitjeve të para në çështjen Januzi dhe Bahtjari nga dita e djeshme, 9 tetor, janë të disponueshme në të tri gjuhët në kanalin tonë në Youtube.

E hënë 9 Tetor, 2023 16:00

Sabit Januzi u vetëdeklarua i pafajshëm

Në paraqitjen e tij të parë para Gjykatësit të Procedurës Paraprake, Giju, Sabit Januzi u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

E hënë 9 Tetor, 2023 14:45

Ismet Bahtjari u vetëdeklarua i pafajshëm

Në paraqitjen e tij të parë para Gjykatësit të Procedurës Paraprake, Giju, Ismet Bahtjari u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

E hënë 9 Tetor, 2023 11:30

Çështja Januzi dhe Bahtjari: të dyja paraqitjet e para sot do të transmetohen me 10 minuta vonesë

Paraqitja e parë e Ismet Bahtjarit dhe e Sabit Januzit do të mbahet sot në orën 14:00 respektivisht në orën 15:15. Transmetimi i seancave do të bëhet me një vonesë prej 10 minutash. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin e drejtpërdrejt në shqip.

E hënë 9 Tetor, 2023 10:15

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i 28-të i ZPS-së

Dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve është Nebojsha Radosheviq, i cili ka qenë gazetar i agjencisë serbe të lajmeve ''Tanjug'' gjatë periudhës përkatëse. Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar në gjykatë, Radosheviq ishte ndaluar nga pjesëtarë të UÇK-së në vitin 1998 së bashku me fotografin e tij Vlladimir Dobriçiq.