Subscribe to Live update from the Court
E.g., 08/07/2024
E.g., 08/07/2024
E hënë 9 Tetor, 2023 10:15

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i 28-të i ZPS-së

Dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve është Nebojsha Radosheviq, i cili ka qenë gazetar i agjencisë serbe të lajmeve ''Tanjug'' gjatë periudhës përkatëse. Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar në gjykatë, Radosheviq ishte ndaluar nga pjesëtarë të UÇK-së në vitin 1998 së bashku me fotografin e tij Vlladimir Dobriçiq.

E hënë 9 Tetor, 2023 08:30

Orari i sallës së gjyqit për këtë javë: informacionet më të fundit për çështjet Thaçi dhe të tjerët dhe Januzi dhe Bahtjari

Ju lutemi vini re se se seancat në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 9 dhe 12 tetor do të mbahen nga ora 09:00 deri në orën 13:00 (dhe jo deri në orën 16:00 siç ishte planifikuar më parë), ndërsa Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Januzi dhe Bahtjari do të mbahet më 12 tetor në ora 14:00, sipas urdhrit të caktimit të datës 6 tetor.

Kalendari ynë përmban informacionin më të fundit mbi orarin e sallës së gjyqit.

E shtunë 7 Tetor, 2023 12:00

Çështja Januzi dhe Bahtjari: aktakuza e disponueshme në gjuhën shqipe

Ju njoftojmë se aktakuza në gjuhën shqipe në çështjen kundër Sabit Januzit dhe Ismet Bahtjarit është e disponueshme në dokumentet publike të gjykatës.

E premte 6 Tetor, 2023 20:30

Arrestohen dhe transferohen në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë Sabit Januzi dhe Ismet Bahtjari

Sabit Januzi dhe Ismet Bahtjari u arrestuan dje, më 5 tetor 2023, në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të fletarrestimeve, urdhrave për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar të lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ata u transferuan në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës sot, më 6 tetor 2023. Më shumë hollësi në Komunikatën për shtyp.

E enjte 5 Tetor, 2023 14:30

Informimi javor i DHSK-së për median më 5 tetor 2023: transkripti

Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.


Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së

Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

E enjte 5 Tetor, 2023 14:00

Gjykimi i Shalës: anulohet seanca e nesërme (6 tetor)

Ju informojmë se është anuluar seanca e datës 6 tetor në çështjen Shala. Siç është njoftuar në kalendarin tonë, gjykimi në këtë çështje do të rinis më 23 tetor në orën 09:30.

E enjte 5 Tetor, 2023 09:45

Çështja Thaçi dhe të tjerët: vendimi i radhës për pjesëmarrjen e viktimave

Më 4 tetor 2023, Trupi Gjykues në çështjen Thaҫi dhe të tjerët miratoi kërkesën e avokatit të viktimave për të lejuar tre anëtarë të ngushtë të familjes të njërës prej viktimave, e cila ka ndërruar jetë së fundmi, të marrin pjesë si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor. Rrjedhimisht, numri i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore arrin në 143.

E mërkurë 4 Tetor, 2023 16:45

Informimi javor për median më 5 tetor

Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 5 tetor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

E martë 3 Tetor, 2023 18:00

Gjykimi i Shalës: anulohen seancat më 4 dhe 5 tetor

Ju informojmë se janë anuluar seancat e caktuara më 4 dhe 5 tetor në çështjen Shala. Gjykimi do të rinis më 6 tetor në orën 09:30.

E martë 3 Tetor, 2023 13:30

Çështja Shala: orari i modifikuar i seancës së sotme

Ju njoftojmë se, për shkak të problemeve teknike, pushimi i fundit në gjykimin e Shalës ka zgjatur më shumë se zakonisht. Gjykimi do të rinis pas pushimit të drekës, në orën 14:00 (14:45 transmetimi me vonesë).