-
E enjte 6 Qershor, 2024 16:30
Share this page
Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rinis më 24 qershor
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Zoran Stankoviq, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinis të hënën, më 24 qershor, në ora 09:00.
-
E enjte 6 Qershor, 2024 15:00
Share this page
Informimi javor për median më 6 qershor: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 6 Qershor, 2024 14:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i ri i ZPS-së fillon dëshminë
Pas përfundimit të dëshmisë së Nuhi Bytyçit, Prokuroria në çështjen Thaçi dhe të tjerët thirri dëshmitarin e 72-të këtë pasdite. Dëshmitari i ri është Zoran Stankoviq dhe ai po dëshmon përmes video lidhjes. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, ky dëshmitar ishte dërguar në objektin e konviktit në Gjilan ku ishte marrë në pyetje dhe ishte rrahur nga pjesëtarë të UÇK-së.
-
E enjte 6 Qershor, 2024 10:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: rinis dëshmia e dëshmitarit të 71-të të ZPS-së
Nuhi Bytyçi është duke vazhduar dëshminë e tij këtë mëngjes.
-
E mërkurë 5 Qershor, 2024 14:30
Share this page
Informimi javor për median më 6 qershor
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 6 qershor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 5 Qershor, 2024 10:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: rinis dëshmia e Nuhi Bytyçit
Nuhi Bytyçi është duke vazhduar dëshminë e tij të nisur dje.
-
E martë 4 Qershor, 2024 12:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i ri i ZPS-së fillon dëshminë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W03170 Prokuroria në çështjen Thaçi dhe të tjerët thirri dëshmitarin e 71-të, gazetarin Nuhi Bytyçi i cili ka mbuluar luftën në Kosovë
-
E martë 4 Qershor, 2024 10:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: vazhdon dëshmia e dëshmitarit të 70-të të ZPS-së
Dëshmitari i mbrojtur W03170 është duke vazhduar dëshminë këtë mëngjes.
-
E hënë 3 Qershor, 2024 16:45
Share this page
Gjykatësi Stensland u rizgjodh kryetar i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të DHSK-së
Më 31 maj 2024, gjykatësit e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese (DHSGJK) zgjodhën gjykatësin Vidar Stensland si gjykatës kryesues të DHSGJK-së për një mandat të ri njëvjeçar i cili fillon më 1 qershor 2024.
Ky është mandati i katërt i gjykatësit Stensland si kryesues I DHSGJK-së. Më shumë informacion lidhur me gjykatësin Stensland mund të gjeni në faqen e tij.
-
E hënë 3 Qershor, 2024 10:30
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: fillon dëshmia e dëshmitarit të 70-të të ZPS-së
Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, dëshmitari i mbrojtur W03170 ishte anëtar i LDK-së dhe ishte arrestuar së bashku me një person tjetër. Gjatë transferimit në një nga vendet ku ishin ndaluar atyre iu ishin lidhur duart, ishin kërcënuar dhe ishin rrahur.