• E martë 21 May, 2024 17:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: një tjetër oficer i KFOR-it fillon dëshminë e tij

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Dietrich Jensch, Prokuroria në çështjen Thaçi dhe të tjerët thirri dëshmitarin e vet të 64-të këtë pasdite. Dëshmitari i ri është Johan Rudolph Fritsch, i cili, sipas përmbledhjes së ZPS-së në gjykatë, ka shërbyer si zyrtar i KFOR-it për median në zonën e Prizrenit gjatë periudhës përkatëse.

  • E martë 21 May, 2024 16:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja dorëzon njoftimin lidhur me listën e dëshmitarëve

    Në pajtim me urdhrin e Trupit Gjykues të 21 shkurtit, ZPS-ja njoftoi sot, më 21 maj, se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e dhjetë dëshmitarëve. Gjithashtu, ZPS-ja do t'i paraqesë deklaratat e 13 dëshmitarëve me shkrim në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë. Më shumë informacion në njoftim.

  • E martë 21 May, 2024 10:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: fillon dëshmia e dëshmitarit të 63-të të ZPS-së

    Dëshmitari i ri, i thirrur nga Prokuroria këtë mëngjes, është Dietrich Jensch. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, ky dëshmitar ka shërbyer si oficer gjerman i KFOR-it në zonën e Prizrenit gjatë periudhës përkatëse. Ky është dëshmitari i 63-të i thirrur nga ZPS-ja në sallën e gjyqit.

  • E mërkurë 15 May, 2024 16:45

    Informimi javor për median më 16 maj

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 16 maj, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
  • E mërkurë 15 May, 2024 11:45

    Isni Kilaj lirohet në Kosovë me kushte të rrepta

    Isni Kilaj u lirua në Kosovë sot, më 15 maj, me kushte të rrepta, në bazë të vendimit të Gjykatësit të Vetëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) të datës 3 maj 2024. Në vijim ky vendim u konfirmua edhe nga një Panel i Gjykatës së Apelit i DHSK-së më 13 maj 2024. Më shumë informacion në Komunikatën për shtyp.

  • E martë 7 May, 2024 16:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët rinis më 21 maj/seanca e së premtes anulohet

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 62-të të ZPS-së, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë.

    Siç është rënë dakord nga palët dhe bazuar në konstatimin e Trupit Gjykues se kjo dëshmi i përmbushë kriteret  sipas Rregullës 153 të Rregullores së DHSK-së, dëshmia e dëshmitarit të ardhshëm të ZPS-së, W02486, do të pranohet në cilësinë e provës në përputhje me këtë Rregull. Rrjedhimisht, meqenëse ky dëshmitar nuk do të jetë i pranishëm për dëshmi gojore dhe nuk do të merret në pyetje nga Mbrojtja, dëshmia e planifikuar nëpërmjet video lidhjes për këtë dëshmitar të premten, më 10 maj, anulohet dhe nuk do të ketë seancë.

    Gjykimi do të rinis të martën, më 21 maj, në ora 09:00.

  • E martë 7 May, 2024 10:30

    Informimi javor për median të mërkurën, më 8 maj

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të mërkurën, më 8 maj, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
  • E martë 7 May, 2024 10:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e 62-të

    Dëshmitari i ri, i thirrur nga Prokuroria këtë mëngjes, është dëshmitari i mbrojtur me pseudonimin W03878, i cili po dëshmon përmes video lidhjes. Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar nga ZPS-ja në sallë të gjyqit, ky dëshmitar ishte arrestuar dhe mbajtur nga anëtarë të UÇK-së në fillim të vitit 1999.