-
E hënë 6 May, 2024 11:00
Share this page
Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për ditën e sotme/rinis nesër
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 61-të të Prokurorisë, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe do të rinis nesër, 7 maj, me një dëshmitar tjetër që pritet të dëshmojë nëpërmjet video lidhjes.
-
E hënë 6 May, 2024 10:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e 61-të
Dëshmitari i ri i Prokurorisë është dëshmitari i mbrojtur W01978. Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar nga Prokuroria në sallë të gjyqit, ky dëshmitar ishte arrestuar dhe mbajtur nga ushtarë të UÇK-së në qendra të ndryshme të ndalimit të UÇK-së gjatë periudhës përkatëse.
-
E premte 3 May, 2024 11:30
Share this page
Gjykimi Thaҫi dhe të tjerët: publikohet vendimi mbi ridorëzimin e raportit të katërmbëdhjetë të Zyrës Administrative lidhur me paraqitjen e kërkesave për pjesëmarrjen e viktimave
Vendimi mbi ridorëzimin e raportit të katërmbëdhjetë të Zyrës Administrative lidhur me paraqitjen e kërkesave për pjesëmarrjen e viktimave në ҫështjen Thaҫi dhe të tjerët, lëshuar më 22 janar 2024, është i disponueshëm në dokumentet publike të gjykatës. Nëntë parashtrues të kërkesave u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor, të cilët do t’i shtohen grupit ekzistues të viktimave në këtë çështje (grupi 1 i cili numëronte 143 viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohen nga i njëjti mbrojtës viktimash. Bashkë me këta, numri i gjithsejtë i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore arrin në 152. Më shumë detaje në vendim.
-
E enjte 2 May, 2024 15:00
Share this page
Informimi javor për median më 2 maj: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 2 May, 2024 10:15
Share this page
Çështja Januzi dhe të tjerët: zgjatet për herë të tretë afati për parashtrimet lidhur me ndihmën juridike (Bahtijari)
Më 30 prill 2024, Gjykatësi Giju miratoi kërkesën e tretë të Mbrojtjes së Bahtijarit për zgjatjen e afatit dhe e udhëzoi të përfundojnë dhe dorëzojnë dokumentet e kërkuara lidhur me kërkesën për ndihmë juridike nga DHSK-ja deri më 3 maj. Ashtu si dhe herën e kaluar, zgjatja e afatit u miratua nga gjykatësi Giju pasi u vërtetua se ka arsye të vlefshme.
-
E mërkurë 1 May, 2024 14:15
Share this page
Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rinis më 6 maj
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 60-të të ZPS-së, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinis të hënën, më 6 maj, në ora 09:00.
-
E mërkurë 1 May, 2024 13:15
Share this page
Informimi javor për median më 2 maj
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 2 maj, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E martë 30 Prill, 2024 17:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari i 60-të i Prokurorisë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 59-të, ka nisur dëshminë dëshmitari i radhës i ZPS-së.
-
E martë 30 Prill, 2024 10:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Nuredin Abazi rinis dëshminë
Këtë mëngjes, dëshmitari i 59-të i Prokurorisë, Nuredin Abazi, vazhdon dëshminë e tij.
-
E hënë 29 Prill, 2024 15:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari i 59-të i Prokurorisë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 58-të, dëshmitari i radhës i ZPS-së, Nuredin Abazi, ka nisur dëshminë e tij. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, ky dëshmitar ka qenë pjesëtar i batalionit të UÇK-së në Budakovë, ndërsa më vonë ka shërbyer si këshilltar juridik në zonën e Pashtrikut.