Subscribe to Live update from the Court
E.g., 09/07/2024
E.g., 09/07/2024
E mërkurë 16 Gusht, 2023 16:30

Informimi javor për median më 17 gusht

Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 17 gusht, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

E mërkurë 16 Gusht, 2023 16:15

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: seanca e sotme do të zgjasë më shumë se që ishte planifikuar

Seanca e sotme në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve do të vazhdojë deri në orën 16:20 (transmetimi i drejtpërdrejt) ose në orën 17:05 (transmetimi me vonesë).

E mërkurë 16 Gusht, 2023 09:45

Thaçi dhe të tjerët: vazhdon dëshmia e dëshmitarit W03879

Vazhdon sot dëshmia e dëshmitarit të gjashtëmbëdhjetë të ZPS-së. Mbrojtja e Rexhep Selimit është duke e marrë në pyetje dëshmitarin.

E martë 15 Gusht, 2023 09:45

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: Dëshmitari W03879 vazhdon dëshminë

Dëshmia e dëshmitarit të gjashtëmbëdhjetë të ZPS-së vazhdoi këtë mëngjes. Dëshmitari ende po merret në pyetje nga ZPS-ja.

E hënë 14 Gusht, 2023 10:00

Vazhdon Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve me dëshminë e dëshmitarit të ri të ZPS-së

Dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykimin kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është dëshmitari i mbrojtur W03879. Ky është dëshmitari i gjashtëmbëdhjetë deri tani.

E mërkurë 2 Gusht, 2023 12:15

Versioni i redaktuar publik i vendimit mbi kërkesën e gjashtë të Gucatit për vizitë nën ruajtje

Versioni i redaktuar publik i vendimit mbi kërkesën e gjashtë të Gucatit për vizitë nën ruajtje për arsye humanitare, i cili u nxor më 6 korrik 2023, është i disponueshëm në dokumentet publike të gjykatës.

E hënë 31 Korrik , 2023 17:30

Dritan Goxhaj arrestohet në Shqipëri në bazë të fletarrestimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës

Më 31 korrik 2023, autoritetet e Shqipërisë arrestuan z. Dritan Goxhaj në Tiranë. DHSK-ja kërkoi bashkëpunimin dhe ndihmën e autoriteteve shqiptare për arrestimin e z. Goxhaj dhe dorëzimin e tij në DHSK, mbi bazën e fletarrestimit të lëshuar nga një gjykatës i DHSK-së në lidhje me  vepra penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare. Z. Goxhaj do të mbahet i paraburgosur në Shqipëri në pritje të vendimit të autoriteteve shqiptare lidhur me transferimin e z. Goxhaj në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë.

Më vonë do të jepet më shumë informacion.  

E hënë 24 Korrik , 2023 17:15

Çështja Thaçi dhe të tjerët: vendim për pjesëmarrjen e viktimave

Më 21 korrik 2023, Trupi Gjykues në çështjen Thaҫi dhe të tjerët miratoi kërkesën e avokatit të viktimave për të lejuar bashkëshortin e mbijetuar të njërës prej viktimave, e cila ka ndërruar jetë së fundmi, të vazhdojë të marrë pjesë në proces gjyqësor në emër të saj. Rrjedhimisht, numri i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje është ende 140.

E hënë 24 Korrik , 2023 11:30

Caktohet Paneli i Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimin e ri të Shalës

Pas referimit nga Mbrojtja e Pjetër Shalës më 10 korrik 2023, gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti u caktuan në panelin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur lidhur me këtë referim që ka të bëjë me shkeljet e pretenduara të të drejtave themelore të të akuzuarit. Të gjitha parashtrimet në këtë çështje mund t’i gjeni këtu.

E hënë 24 Korrik , 2023 07:45

Pushimi veror i gjykatës zgjat deri më 11 gusht 2023

Siç është njoftuar në kalendarin tonë, pushimi veror në DHSK fillon të hënën, më 24 korrik, dhe përfundon më 11 gusht 2023. Gjatë kësaj periudhe nuk mbahen seanca dhe disa nga shërbimet jothelbësore do të jenë në minimum. Megjithatë, gjykata mbetet plotësisht funksionale dhe puna vazhdon në të gjitha seksionet e DHSK-së. Gjatë pushimit mund të paraqiten parashtrime dhe përveç nëse gjykatësit kanë urdhëruar ndryshe, afatet gjyqësore vazhdojnë të jenë në fuqi.