• E mërkurë 1 May, 2024 13:15

    Informimi javor për median më 2 maj

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 2 maj, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
  • E martë 30 Prill, 2024 17:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari i 60-të i Prokurorisë

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 59-të, ka nisur dëshminë dëshmitari i radhës i ZPS-së.

  • E hënë 29 Prill, 2024 15:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari i 59-të i Prokurorisë

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 58-të, dëshmitari i radhës i ZPS-së, Nuredin Abazi, ka nisur dëshminë e tij. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, ky dëshmitar ka qenë pjesëtar i batalionit të UÇK-së në Budakovë, ndërsa më vonë ka shërbyer si këshilltar juridik në zonën e Pashtrikut.

  • E enjte 25 Prill, 2024 14:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 25 prill 2024: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E enjte 25 Prill, 2024 13:00

    Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rinis më 29 prill

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinis të hënën, më 29 prill, në ora 09:00.

  • E enjte 25 Prill, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Prokuroria thërret dëshmitarin e 57-të

    Dëshmitari i ri i Prokurorisë është W02951 dëshmia e të cilit do të mbahet tërësisht në seancë të mbyllur.

  • E enjte 25 Prill, 2024 09:15

    Informimi javor për median më 25 prill

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 25 prill në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
  • E mërkurë 24 Prill, 2024 18:15

    Januzi dhe të tjerët: Gjykata Kushtetuese hedh poshtë referimin lidhur me Rregulloren e Ndihmës Juridike të DHSK-së

    Më 24 prill 2024, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese (DHSGJK), e përbërë nga gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti, lëshoi vendimin e saj mbi referimin e Januzit, Bahtijarit dhe H. Shalës që ka të bëjë me vlefshmërinë kushtetuese të Rregullores për Ndihmë Juridike të Dhomave të Specializuara, dorëzuar më 3 prill të këtij viti. Paneli e shpalli referimin të papranueshëm në përputhje me nenin 113(7) të Kushtetutës, nenin 49(3) të Ligjit, dhe rregullën 14(f) të Rregullores së DHSGJK-së, pasi Kushtetuta e Kosovës dhe Ligji nuk autorizojnë individët që të ngrenë çështjet e kushtetutshmërisë së ligjeve para Dhomës.

    Meqenëse referimi u konstatua i papranueshëm, Paneli refuzoi kërkesën e Shoqatës së Avokatëve Mbrojtës para Gjykatave dhe Tribunaleve Ndërkombëtare për t'u paraqitur si amicus curiae (“mik i gjykatës”), si dhe kërkesën e Isni Kilajt për t'iu bashkuar referimit. Më shumë detaje në vendimin e plotë.