-
E mërkurë 24 Prill, 2024 17:00
Share this page
Çështja Januzi dhe të tjerët: zgjatet për herë të dytë afati për parashtrimet lidhur me ndihmën juridike (Bahtijari)
Më 19 prill 2024, Gjykatësi Giju miratoi kërkesën e dytë të Mbrojtjes së Bahtijarit për zgjatjen e afatit dhe e udhëzoi të përfundojnë dhe dorëzojnë dokumentet e kërkuara lidhur me kërkesën për ndihmë juridike nga DHSK-ja deri më 29 prill. Ashtu si dhe herën e kaluar, zgjatja e afatit u miratua nga gjykatësi Giju pasi u vërtetua se ka arsye të vlefshme.
-
E mërkurë 24 Prill, 2024 16:45
Share this page
Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për ditën e sotme/nesër dëshmon dëshmitari i ri
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 56-të, W04850, seanca e sotme ka përfunduar. Gjykimi do të rinis nesër, në ora 09:00, me dëshminë e dëshmitarit të ri.
-
E mërkurë 24 Prill, 2024 15:30
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: fillon dëshmia e dëshmitarit të ri (të 56-të) të ZPS-së
Pasditen e sotme, ZPS-ja thirri dëshmitarin e 56-të i cili është dëshmitar i mbrojtur me pseudonimin W04850. Sipas përmbledhjes së prokurorisë të lexuar në gjykatë, ky dëshmitar do të dëshmojë për një individ i cili ishte arrestuar nga UÇK-ja në vitin 1999 dhe që prej atëherë është i zhdukur.
-
E mërkurë 24 Prill, 2024 11:30
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: vazhdon dëshmia e dëshmitarit të 55-të të ZPS-së/transmetimi i drejtpërdrejtë është duke funksionuar
Dëshmia e dëshmitarit të 55-të të ZPS-së, Ramiz Qeriqi, në gjykimin Thaçi dhe të tjerët, po vazhdon këtë mëngjes.
Transmetimi i drejtpërdrejtë i seancës aktualisht po funksionon si duhet pas problemeve fillestare teknike shkaku i të cilave pjesa e parë e seancës nuk ishte plotësisht e qasshme në transmetim të drejtpërdrejtë. Dhomat e Specializuara të Kosovës do të publikojnë për mediat dhe publikun, sa më shpejt të jetë e mundur, regjistrimin e plotë të seancës së sotme publike, përfshirë pjesën që nuk ishte e qasshme.
-
E mërkurë 24 Prill, 2024 10:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Probleme teknike me transmetimin e drejtpërdrejtë
Aktualisht, për shkak të një problemi teknik, transmetimi i drejtpërdrejtë i seancës së sotme ka ndërprerrje. Jemi duke u përpjekur që ta zgjidhim problemin sa më shpejt të jetë e mundur.
-
E martë 23 Prill, 2024 09:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Qeriqi vazhdon dëshminë
Këtë mëngjes, Prokuroria vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarit të saj të 55-të, Ramiz Qeriqi.
-
E hënë 22 Prill, 2024 16:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari i 55-të i Prokurorisë
Dëshmitari i ri i Prokurorisë është Ramiz Qeriqi. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, gjatë periudhës përkatëse ky dëshmitar ka shërbyer si komandant batalioni në Brigadën 121 të UÇK-së në zonën e Pashtrikut.
-
E hënë 22 Prill, 2024 09:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 54-të i ZPS-së rinis dëshminë
Këtë mëngjes, dëshmitari i mbrojtur W04739 vazhdon dëshminë e datës 4 prill. Dëshmia po mbahet tërësisht në seancë të mbyllur.
-
E enjte 18 Prill, 2024 14:30
Share this page
Informimi javor për median më 18 prill: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 18 Prill, 2024 14:15
Share this page
Çështja Januzi dhe të tjerët: zgjatet afati për parashtrimet lidhur me ndihmën juridike (Bahtijari)
Më 15 prill 2024, Gjykatësi i Procedurës Paraprake Giju miratoi kërkesën e Mbrojtjes së Bahtijarit dhe e udhëzoi të përfundojnë dhe dorëzojnë dokumentet e kërkuara lidhur me kërkesën për ndihmë juridike nga DHSK-ja deri më 19 prill. Zgjatja e afatit u miratua nga gjykatësi Giju pasi u vërtetua se ka arsye të vlefshme.
Shihni këtu njoftimin tonë të mëparshëm lidhur me të njëjtën temë.