• E mërkurë 19 Shkurt, 2025 11:00

    Thaçi dhe të tjerët: përfundon konferenca për ecurinë e çështjes/nuk ka seanca tjera këtë javë

    Gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët, ZPS-ja njoftoi se aktualisht parashikon të thërrasë dy dëshmitarë në gjykatë javën e ardhshme dhe një dëshmitar në mars. Ata do të informojnë në kohën e duhur për çdo dëshmitar shtesë ose ndryshim në listën e tyre të dëshmitarëve. ZPS-ja gjithashtu njoftoi lidhur me synimin për të mbyllur çështjen e tyre më 15 prill dhe se nuk priten dëshmitarë të tjerë pas 4 prillit.

    Gjithashtu, palët diskutuan çështje tjera, siç janë mocionet shtesë për provat jogojore, si dhe kërkesat e mundshme prej Mbrojtjes sipas Rregullës 130.

    Kjo ishte seanca e fundit e kësaj jave. Gjykimi Thaçi dhe të tjerët do të rinis të hënën, 24 shkurt, në seancë të rregullt të  planifikuar në ora 09:00.

  • E martë 18 Shkurt, 2025 17:00

    Thaçi dhe të tjerët: Konferencë për ecurinë e çështjes nesër (19 shkurt)

    Dëshmia e dëshmitarit W04491 përfundoi sot pasdite dhe ky ishte dëshmitari i fundit për këtë javë. Siç ka njoftuar Trupi Gjykues, palët do të takohen nesër, më 19 shkurt në ora 09:00, në një Konferencë për ecurinë e çështjes për të diskutuar lidhur me hapat e ardhshëm procedural.

  • E martë 18 Shkurt, 2025 10:30

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykatë ( i 122-ti deri më tani)

    Këtë mëngjes ka nisur dëshminë dëshmitari i ri i ZPS-së, W04491. Sipas Prokurorisë, ky dëshmitar, së bashku me një person tjetër, ishin arrestuar nga pjesëtarë të UÇK-së në korrik të vitit 1998 dhe më pas ishin mbajtur dhe keqtrajtuar në dy vende.

  • E enjte 13 Shkurt, 2025 13:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundon për këtë javë/rinis më 18 shkurt

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 121-të të Prokurorisë, Sylejman Selimi, gjykimi përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të martën, 18 shkurt 2025, në orën 09:00.

  • E enjte 13 Shkurt, 2025 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Selimi rifillon dëshminë

    Dëshmitari i ZPS-së, Sylejman Selimi, ka rifilluar dëshminë e tij këtë mëngjes. Aktualisht, ai po merret në pyetje nga Trupi Gjykues.

  • E enjte 13 Shkurt, 2025 08:45

    Informimi javor për median më 13 shkurt

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 13 shkurt, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Illustration for the KSC Press Briefing on 13 February 2025
  • E mërkurë 12 Shkurt, 2025 16:00

    Çështja Pjetër Shala: Mbrojtja do ta dorëzojë dosjen e apelit kundër urdhrit për zhdëmtim deri më 14 mars 2025

    Më 12 shkurt 2025, Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi kërkesën e Mbrojtjes së P. Shalës lidhur me zgjatjen e afatit dhe e autorizoi që ta dorëzojë dosjen e vet të apelit kundër urdhrit për zhdëmtim më së largu deri më 14 mars 2025. Siç kemi informuar më herët,  Mbrojtja dorëzoi njoftimin për apel më 28 janar.

  • E mërkurë 12 Shkurt, 2025 15:30

    Hashim Thaҫi: vendimet mbi kërkesën për lirim të përkohshëm të disponueshme në faqen e internetit

    Më 31 janar 2025, Trupi Gjykues II dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake refuzuan kërkesën e Hashim Thaҫit për lirimin e përkohshëm për arsye humanitare. Vendimet janë bazuar në rrethanat e babait të z. Thaçi në kohën kur është bërë kërkesa, dy javë më parë.

    Versionet e redaktuara publike të këtyre vendimeve janë dorëzuar më 11 dhe 12 shkurt dhe janë të disponueshme këtu dhe këtu. Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që të bëjnë kërkesa për vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë kur ka arsye humanitare bindëse. Gjykatësit përkatës vendosin për çdo kërkesë të tillë duke u bazuar në informacionin e dhënë në momentin kur bëhet kërkesa.

  • E mërkurë 12 Shkurt, 2025 11:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e tretë e dëshmisë së dëshmitarit Selimi

    Dëshmitari i ZPS-së, Sylejman Selimi, vazhdon dëshminë e tij këtë mëngjes. Aktualisht, ai po merret në pyetje nga Mbrojtja e Veselit.

    Ju lutemi vini re se, siç ka njoftuar Trupi Gjykues, seanca e parë do të zgjasë deri në ora 12:00, pasuar nga një pushim prej 10 minutash, ndërsa seanca e dytë deri në ora 13:00. Pas kësaj, gjykimi do të vazhdojë sipas orarit të zakonshëm, me pushimin e drekës nga ora 13:00 deri në 14:30 dhe seanca të rregullta deri në orën 16:30.