-
E mërkurë 29 May, 2024 16:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: urdhërat gojorë të Trupit Gjykues lidhur me ekspedivitetin e çështjes
Pas konferencës për ecurinë e çështjes, të mbajtur më 27 maj, kur palët diskutuan njoftimin më të fundit të ZPS-së lidhur me listën e dëshmitarëve, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët lëshoi sot një numër urdhrash gojorë në gjykatë.
Ndër të tjera, Trupi Gjykues urdhëroi ZPS-në që deri më 16 shtator 2024 të dorëzojë njoftimin e mëtejshëm lidhur me listën e dëshmitarëve. Më pas do të caktohet një konferencë tjetër për ecurinë e çështjes për t’u lejuar palëve të paraqesin mendimet e tyre mbi këtë aspekt.
Gjithashtu, Trupi Gjykues urdhëroi ZPS-në që deri më 21 qershor 2024 të dorëzojë një plan të detajuar (udhërrëfyes), duke shpjeguar se si synojnë të paraqesin provat e tyre deri më 1 prill 2025. Ky plan, që do t'i ofrohet Trupit Gjykues në baza ex-parte, duhet të përfshijë informacione të tilla si listën e dëshmitarëve, renditjen e tyre dhe kohën për marrjen në pyetje të secilit dëshmitar. Trupi Gjykues beson se një udhërrëfyes i tillë do të garantojë që kjo çështje të zhvillohet në mënyrë ekspeditive.
Mbrojtja urdhërohet të japë vlerësime realiste, brenda tre ditëve pune nga marrja e informacionit, lidhur me marrjen në pyetje të grupit të ardhshëm të dëshmitarëve që do të thirren nga ZPS-ja në periudhën e ardhshme trejavore. Trupi Gjykues do t'i shqyrtojë këto vlerësime dhe, kur është e nevojshme, do të vendosë afatet kohore nëse ka mospërputhje ndërmjet vlerësimeve të Trupit Gjykues dhe atyre të Mbrojtjes.
-
E mërkurë 29 May, 2024 09:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: vazhdon dëshmia e Jan Kickert
Dëshmitari i ZPS-së, Jan Kickert, vazhdon dëshminë e tij këtë mëngjes. Pas përfundimit të marrjes në pyetje nga ekipet tjera të Mbrojtjes dje, ai është duke u marrë në pyetje nga ekipi i Mbrojtjes së Jakup Krasniqit.
-
E martë 28 May, 2024 10:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: fillon dëshminë ish-diplomati austriak
Prokuroria thirri dëshmitarin e radhës mëngjesin e sotëm (i 68-ti deri më tani në gjykatë). Ky është Jan Kickert, i cili, sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, ishte diplomat austriak në Beograd gjatë periudhës përkatëse dhe kishte kontakte me udhëheqësit e UÇK-së për t'i përfshirë ata në proceset politike. Në vitin 1999, ai shërbeu si këshilltar politik i UNMIK-ut.
Ky dëshmitar po dëshmon pa masa mbrojtëse. Ju lutemi vini re se masat mbrojtëse, ndryshimi i fytyrës dhe zërit, u zbatuan gabimisht në fillim të kësaj dëshmie.
-
E hënë 27 May, 2024 18:30
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: përfundon seanca e sotme/seanca e rregullt nesër (28 maj)
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të ZPS-së, W04305, ka përfunduar seanca e pasdites së sotme. Gjykimi do të rinis nesër në mëngjes me një dëshmitar të ri të ZPS-së dhe do të vazhdojë në orarin e rregullt (09:00 - 16:30).
-
E hënë 27 May, 2024 17:30
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i radhës i ZPS-së dëshmon përmes video-lidhjes
Prokuroria në çështjen Thaçi dhe të tjerët thirri dëshmitarin e 67-të pasditen e sotme. Ky dëshmitar me pseudonimin W04305 po dëshmon përmes video-lidhjes. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, ky dëshmitar është shqiptar i Kosovës, i cili ishte ndaluar dhe keqtrajtuar nga pjesëtarët e UÇK-së gjatë pranverës dhe verës së vitit 1998.
Orari i seancës për këtë dëshmi është ndryshuar më herët sipas vendimit të Trupit Gjykues. Vendimin mund ta gjeni këtu.
-
E hënë 27 May, 2024 09:15
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: orari për ditën e sotme (27 maj)/nuk ka seancë këtë mëngjes
Ju lutemi keni parasysh se Konferenca për ecurinë e çështjes do të fillojë në orën 14:30 dhe do të zgjasë deri në orën 16:00. Më pas, nga ora 16:30 deri në ora 19:30 do të mbahet seanca e rregullt. Rrjedhimisht, nuk do të ketë seancë në mëngjes.
Konferenca për ecurinë e çështjes është caktuar pas kërkesës së Mbrojtjes së Thaçit gjatë seancës së 23 majit, kur ata kërkuan nga Trupi Gjykues për të diskutuar mbi njoftimin më të fundit të ZPS-së lidhur me listën e dëshmitarëve e cila ishte dorëzuar më 21 maj.
-
E premte 24 May, 2024 15:30
Share this page
Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rinis më 27 maj
Gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinis të hënën, më 27 maj, në ora 09:00.
-
E premte 24 May, 2024 14:45
Share this page
P. Shala: vendim lidhur me vizitat dhe komunikimet e të akuzuarit në paraburgim
Në vendimin e bërë publik më 23 maj, Trupi Gjykues në çështjen Pjetër Shala refuzoi kërkesën e të akuzuarit për rishikim gjyqësor të vendimit më të fundit të Administratores në lidhje me vizitat dhe komunikimet e tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së. Ndër konstatimet e tjera, Trupi Gjykues përcaktoi se vendimi i Administratores për zbatimin e regjimit të ri lidhur me planifikimin e vizitave personale dhe përmes video-lidhjes për të akuzuarin ishte pjesë e kompetencave të saj, i domosdoshëm dhe nuk është i papërligjur.
Më shumë detaje mund të gjenden në vendimin aktual.
-
E premte 24 May, 2024 10:30
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: vazhdon dëshmia e dëshmitarit W04230
Këtë mëngjes, dëshmitari i mbrojtur W04230, i cili është dëshmitari i 66-të i Prokurorisë në gjykatë, ka vazhduar dëshminë e nisur pasditen e djeshme.
-
E enjte 23 May, 2024 16:30
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmon një tjetër dëshmitar i mbrojtur
Prokuroria thirri dëshmitarin e radhës pasditen e sotme (i 66-ti deri më tani në gjykatë). Ky është një tjetër dëshmitar i mbrojtur me pseudonimin W04230, dëshmia e të cilit po mbahet viva voce, që do të thotë se është një dëshmi e re e dhënë gojarisht në gjykatë pa deklaratë paraprake të dëshmitarit.