• Çështja Januzi dhe Bahtjari: të dyja paraqitjet e para sot do të transmetohen me 10 minuta vonesë

    Paraqitja e parë e Ismet Bahtjarit dhe e Sabit Januzit do të mbahet sot në orën 14:00 respektivisht në orën 15:15. Transmetimi i seancave do të bëhet me një vonesë prej 10 minutash. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin e drejtpërdrejt në shqip.

  • Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i 28-të i ZPS-së

    Dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve është Nebojsha Radosheviq, i cili ka qenë gazetar i agjencisë serbe të lajmeve ''Tanjug'' gjatë periudhës përkatëse. Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar në gjykatë, Radosheviq ishte ndaluar nga pjesëtarë të UÇK-së në vitin 1998 së bashku me fotografin e tij Vlladimir Dobriçiq.

  • Orari i sallës së gjyqit për këtë javë: informacionet më të fundit për çështjet Thaçi dhe të tjerët dhe Januzi dhe Bahtjari

    Ju lutemi vini re se se seancat në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 9 dhe 12 tetor do të mbahen nga ora 09:00 deri në orën 13:00 (dhe jo deri në orën 16:00 siç ishte planifikuar më parë), ndërsa Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Januzi dhe Bahtjari do të mbahet më 12 tetor në ora 14:00, sipas urdhrit të caktimit të datës 6 tetor.

    Kalendari ynë përmban informacionin më të fundit mbi orarin e sallës së gjyqit.

  • Arrestohen dhe transferohen në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë Sabit Januzi dhe Ismet Bahtjari

    Sabit Januzi dhe Ismet Bahtjari u arrestuan dje, më 5 tetor 2023, në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të fletarrestimeve, urdhrave për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar të lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ata u transferuan në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës sot, më 6 tetor 2023. Më shumë hollësi në Komunikatën për shtyp.

  • Çështja Thaçi dhe të tjerët: vendimi i radhës për pjesëmarrjen e viktimave

    Më 4 tetor 2023, Trupi Gjykues në çështjen Thaҫi dhe të tjerët miratoi kërkesën e avokatit të viktimave për të lejuar tre anëtarë të ngushtë të familjes të njërës prej viktimave, e cila ka ndërruar jetë së fundmi, të marrin pjesë si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor. Rrjedhimisht, numri i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore arrin në 143.