-
Share this page
Informimi javor për median më 5 tetor
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 5 tetor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
Share this page
Gjykimi i Shalës: anulohen seancat më 4 dhe 5 tetor
Ju informojmë se janë anuluar seancat e caktuara më 4 dhe 5 tetor në çështjen Shala. Gjykimi do të rinis më 6 tetor në orën 09:30.
-
Share this page
Çështja Shala: orari i modifikuar i seancës së sotme
Ju njoftojmë se, për shkak të problemeve teknike, pushimi i fundit në gjykimin e Shalës ka zgjatur më shumë se zakonisht. Gjykimi do të rinis pas pushimit të drekës, në orën 14:00 (14:45 transmetimi me vonesë).
-
Share this page
Gjykimi i Shalës: dëshmitari i ri i Mbrojtjes
Dëshmitari i tretë i Mbrojtjes në gjykimin e Shalës është Naser Koçinaj.
-
Share this page
Përfundon gjykimi i Shalës për ditën e sotme
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të dytë të Mbrojtjes, Bedri Dervishaj, gjykimi në çështjen Shala përfundoi për ditën e sotme dhe do të rinis nesër në orën 09:30 me dëshminë e dëshmitarit të ri të Mbrojtjes.
-
Share this page
Gjykimi i Shalës: orari i modifikuar i gjykatës për sot
Ju njoftojmë se pushimi i sotëm i drekës në gjykimin e Shalës do të zgjasë afërsisht deri në orën 13:50 (14:35 transmetimi me vonesë). Gjykimi pritet të vazhdojë deri në orën 16:00 (16:45 transmetimi me vonesë).
-
Share this page
Gjykimi i Shalës: dëshmitari i radhës i Mbrojtjes
Dëshmitari i dytë i Mbrojtjes, Bedri Dervishaj, është duke dëshmuar në gjykimin e Shalës.
-
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 28 shtator 2023: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
Share this page
Informimi javor për median më 28 shtator
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 28 shtator, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: përfundon gjykimi për këtë javë/rinis më 9 tetor
Seanca e sotme në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi. Gjykimi do të rinis më 9 tetor, në orën 09:00.