• Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i ri i ZPS-së

    Douglas Young është dëshmitari i radhës i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Ky ish-oficer i ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar që shërbeu në misione të ndryshme ndërkombëtare në Kosovë është dëshmitari i 25-të i ZPS-së deri më tani.

  • Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i 23-të i ZPS-së kthehet në sallën e gjyqit

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 24-të të ZPS-së, W04255, në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve ka rinisur dëshmia e dëshmitarit të mëparshëm, të 23-të, W03827. Kjo dëshmi është duke u bërë përmes videokonferencës.

  • Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i mbrojtur W04255 vazhdon dëshminë

    Dëshmia e dëshmitarit të 24-të të ZPS-së, W04255, vazhdoi këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitari po merret në pyetje nga Mbrojtja e Selimit.

  • Çështja Thaçi dhe të tjerët: 1 viktimë tjetër pranohet për të marrë pjesë në proces gjyqësor

    Trupi Gjykues II nxori vendimin e shtatë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Një parashtrues i kërkesës u pranua si viktimë pjesëmarrëse në proces gjyqësor dhe do t’i shtohet grupit ekzistues të viktimave në këtë çështje (grupi 1 i cili numëronte 140 viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohet nga i njëjti mbrojtës i viktimave. Në vendimin e tij Trupi Gjykues theksoi se afati për paraqitjen e kërkesave për pranimin e viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje ka skaduar më 15 shkurt 2023, por, meqenëse ekziston një arsye e vlefshme për të marrë parasysh informacione shtesë, ka vendosur të rivlerësojë këtë kërkesë të ridorëzuar nga një parashtrues i refuzuar më herët.

    Bashkë me të, numri i gjithsejtë i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore arrin në 141. Më shumë detaje në vendim, versioni i redaktuar publik i të cilit u dorëzua më 11 shtator.

  • Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së

    Këtë mëngjes ka nisur dëshmia e një tjetër dëshmitari të mbrojtur. Ky person, i cili dëshmon me pseudonimin W04255, është shqiptar i Kosovës, i cili ka qenë anëtar i partisë politike LDK si dhe i UÇK-së në vitet 1998-1999.

  • Çështja Shala: ndryshimi i orarit për javën e ardhshme (18-22 shtator)

    Siç shihet në kalendarin e gjykatës, seancat gjyqësore në çështjen Shala, më 18 dhe 19 shtator, janë anuluar. Seanca e ardhshme do të mbahet më 20 shtator ndërsa paraqitja e provave prej Mbrojtjes do të nis (varësisht nga rezultati i mocionit të Mbrojtjes lidhur me rrëzimin e disa akuzave).

  • Përfundon gjykimi për ditën e sotme në çështjen Thaçi dhe të tjerët

    Seanca e sotme në çështjen Thaçi dhe të tjerët ka përfunduar. Gjykimi do të vazhdojë nesër, më 12 shtator, në orën 09:00.

  • Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmon dëshmitari i 23-të i ZPS-së

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Frederick Abrahams, ZPS-ja e ftoi dëshmitarin e ri në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitari i mbrojtur W03827 është duke dëshmuar përmes video konferencës dhe dëshmia pritet të mbahet kryesisht në seancë të mbyllur për publikun.

  • Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari Frederick Abrahams vazhdon dëshminë e tij

    Dëshmia e Frederick Abrahams, nga Human Rights Watch, vazhdoi këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitari është duke u marrë në pyetje nga ekipet e Mbrojtjes.