• Përfundon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë

    Gjykimi do të rinis të hënën, më 11 shtator 2023, në orën 09:00, kur pritet vazhdimi i dëshmisë së dëshmitarit Frederick Abrahams.

  • Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdimi i dëshmisë së dëshmitarit Abrahams

    Dëshmia e Frederick Abrahams, nga Human Rights Watch, vazhdoi këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitari është duke u marrë në pyetje nga Mbrojtja e Veselit.

  • Informimi javor për median më 7 shtator

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 7 shtator, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
  • Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari Abrahams vazhdon dëshminë

    Dëshmia e dëshmitarit të 22-të të ZPS-së, Frederick Abrahams, vazhdoi këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitari ende po merret në pyetje nga ZPS-ja.

  • Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmon zyrtari i Human Rights Watch

    Frederick Abrahams, nga OJQ-ja ndërkombëtare “Human Rights Watch”, është dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Ky është dëshmitari i 22-të deri më tani.

  • Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i radhës në sallën e gjyqit

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 20-të të ZPS-së, W04368, një tjetër dëshmitar u paraqit në sallën e gjyqit dhe është duke dëshmuar pa masa mbrojtëse. Dëshmitari quhet Agim Idrizi, nga komuna e Kaçanikut, dhe do të dëshmojë për rrëmbimin dhe ndalimin e tij të pretenduar nga pjesëtarët e UÇK-së në vitin 1999.

  • Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i ri i ZPS-së fillon dëshminë

    Dëshmitari i mbrojtur W04368 ka nisur të dëshmojë këtë mëngjes. Ky është dëshmitari i njëzetë i ZPS-së deri më tani. Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar në gjykatë nga ZSP-ja, dëshmia e këtij dëshmitari ka të bëjë me zhdukjen e pretenduar të një familjari të dëshmitarit në vitin 1998.

  • Hashim Thaçi: Vizitë nën mbikqyrje në Kosovë

    Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të z. Thaçi, për t'a takuar familjen e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës.