• Caktohet Paneli i Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimin e ri të Shalës

    Pas referimit nga Mbrojtja e Pjetër Shalës më 10 korrik 2023, gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti u caktuan në panelin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur lidhur me këtë referim që ka të bëjë me shkeljet e pretenduara të të drejtave themelore të të akuzuarit. Të gjitha parashtrimet në këtë çështje mund t’i gjeni këtu.

  • Pushimi veror i gjykatës zgjat deri më 11 gusht 2023

    Siç është njoftuar në kalendarin tonë, pushimi veror në DHSK fillon të hënën, më 24 korrik, dhe përfundon më 11 gusht 2023. Gjatë kësaj periudhe nuk mbahen seanca dhe disa nga shërbimet jothelbësore do të jenë në minimum. Megjithatë, gjykata mbetet plotësisht funksionale dhe puna vazhdon në të gjitha seksionet e DHSK-së. Gjatë pushimit mund të paraqiten parashtrime dhe përveç nëse gjykatësit kanë urdhëruar ndryshe, afatet gjyqësore vazhdojnë të jenë në fuqi.

  • Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë/rinis pas pushimit veror

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W04586, gjykimi në çështjen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi përfundoi për këtë javë. Gjykimi do të rinis më 14 gusht 2023.

  • Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: Dëshmitari i 15-të i ZPS-së vazhdon dëshminë

    Dëshmitari W04586 vazhdon dëshminë në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Trupi gjykues është duke i parashtruar pyetje dëshmitarit.

  • Informimi javor për median më 20 korrik

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 20 korrik, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • Dëshmitari i radhës i ZPS-së dëshmon në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve

    Dëshmitari i 15-të i ZPS-së është dëshmitari i mbrojtur W04586 i cili po dëshmon për vdekjen e anëtarit të familjes së tij gjatë periudhës përkatëse. Dëshmitari është duke dëshmuar përmes videolidhjes.

  • Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: Mustafa përfundon dëshminë/dëshmon dëshmitari i ri

    Ish-komandanti i UÇK-së i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, e përfundoi dëshminë e tij. Dëshmitari i radhës i Prokurorisë është Francis Ledwidge, oficer i ushtrisë britanike i cili kishte shërbyer në Kosovë gjatë periudhës përkatëse.

  • Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdimi i dëshmisë së dëshmitarit Rrustem Mustafa

    Dëshmitari i 13-të i Prokurorisë, Rrustem Mustafa, vazhdon dëshminë. Ai është duke u marrë në pyetje nga trupi gjykues.