-
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: vazhdon dëshmia e dëshmitarit Mustafa
Mbrojtja e Veselit vazhdon marrjen në pyetje të dëshmitarit të 13-të të ZPS-së, Rrustem Mustafa.
-
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: përfundon gjykimi për këtë javë
Gjykimi do të rinis të hënën, më 17 korrik 2023, në orën 09:00.
-
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: Mbrojtja merr në pyetje dëshmitarin Mustafa
Pas përfundimit të marrjes në pyetje nga ZPS-ja, dëshmitari Rrustem Mustafa është duke u marrë në pyetje nga ekipet e Mbrojtjes (aktualisht, nga Mbrojtja e Hashim Thaçit).
-
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 13 korrik 2023: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: Rrustem Mustafa vazhdon dëshminë
Vazhdon marrja në pyetje e dëshmitarit të 13-të të ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve.
-
Share this page
Informimi javor për median më 13 korrik
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 13 korrik, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: ndryshimi i orarit për nesër (13 korrik)
Ju lutemi vini re se seanca e nesërme (më 13 korrik) në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të mbahet nga ora 09:00 deri në orën 13:00.
-
Share this page
Çështja Shala: zgjatet afati për dorëzimin e mocionit prej Mbrojtjes për rrëzimin e akuzave
Më 11 korrik, Trupi Gjykues në çështjen Shala miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes lidhur me zgjatjen e afatit dhe urdhëroi Mbrojtjen që, më së largu deri më 24 gusht në orën 16:00, të dorëzojë mocionin e saj për rrëzimin e akuzave, në bazë të rregullës 130 të Rregullores. Përgjigjet e ZPS-së dhe të mbrojtësit të viktimave, në qoftë se kanë, do të dorëzohen deri më 4 shtator 2023. Më shumë detaje mund të lexohen në vendim.
-
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Rrustem Mustafa vazhdon dëshminë
ZPS-ja vazhdon marrjen në pyetje të dëshmitarit të saj të 13-të, Rrustem Mustafa.
-
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së
Rrustem Mustafa, ish-komandant i UÇK-së i Zonës Operative të Llapit, është dëshmitari i radhës i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Ky është dëshmitari i 13-të i ZPS-së deri më tani.