• Thaçi dhe të tjerët: Dëshmitari i 12-të i ZPS-së vazhdon dëshminë

    Dëshmitari W04337 vazhdon dëshminë në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Mbrojtja e Selimit është duke i parashtruar pyetje dëshmitarit.

  • Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së

    Dëshmitari i 12-të i ZPS-së në gjykimin kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është dëshmitari i mbrojtur W04337, i cili do të dëshmojë për ndalimin e tij të pretenduar nga UÇK-ja në vitin 1998.

  • Çështja Shala: njoftimi i Mbrojtjes për paraqitjen e provave/rrëzimin e akuzave

    Në përputhje me urdhrin gojor të Trupit Gjykues më 16 qershor, Mbrojtja e Pjetër Shalës njoftoi se ka ndërmend të dorëzojë një mocion për rrëzimin e disa akuzave kundër të akuzuarit, në bazë të rregullës 130 të Rregullores, dhe se ka ndërmend të paraqes provat e veta, në bazë të rregullës 119(1) të Rregullores. Më shumë detaje në njoftimin aktual.

    Varësisht nga rezultati i mocionit, në bazë të rregullës 130, 18 shtatori 2023 është data e planifikuar për nisjen e paraqitjes së provave prej Mbrojtes.

  • Informimi javor për median më 6 korrik

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 6 korrik, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • Gjykimi i Shalës do të rinis më 21 gusht

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të dhjetë të ZPS-së, William Goodwin, gjykimi ndaj Shalës përfundoi për ditën e sotme. Seancat e planifikuara për pjesën tjetër të kësaj jave anulohen, ndërsa gjykimi do të rinis më 21 gusht 2023, në orën 09:30.  

  • Përfundon gjykimi i Shalës për ditën e sotme

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të ZPS-së, Marek Gasior, seanca e sotme në gjykimin ndaj Shalës ka përfunduar. Gjykimi do të rinis nesër (më 4 korrik), në orën 09:30, me dëshminë e një tjetër dëshmitari ekspert të ZPS-së.