Z. Pietro Spera u emërua Avokat i Popullit i Dhomave të Specializuara të Kosovës në maj 2018.
Që prej vitit 2010 ka punuar si gjykatës në Gjykatën e Gjenovës, ku ka kryesuar gjykime dhe procese ndërmjetësimi e pajtimi. Nga 2008 deri në 2010 ishte Kreu i Projektit Italian për Drejtësi në Kabul (Afganistan), ku bashkërendoi pjesëmarrjen e Italisë në projektet e reformave në drejtësi, përfshirë reformat e legjislacionit kombëtar të Afganistanit dhe trajnimin e profesionistëve ligjorë për nxitjen dhe garantimin e pajtueshmërisë me të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Gjatë periudhës 2003-2008, Avokati i Popullit Spera shërbeu si gjykatës ndërkombëtar në Dhomat për Krime Lufte dhe Krimin e Organizuar të Gjykatës Shtetërore të Bosnjё-Hercegovinёs (Sarajevë). Nga 1994 deri në 2003, ai punoi si gjykatës në Gjykatën e Lekos (Itali), ku kryesoi gjykime civile dhe penale, kurse para emërimit të tij në këtë post, ka punuar si avokat.
Avokati i Popullit Spera u diplomua nё Fakultetin Juridik tё Universitetit të Gjenovës (Itali) dhe ka botuar punime me tema të ndryshme, ndër të cilat administrimi i lëndëve gjyqësore dhe efikasiteti gjyqësor. Ai është anëtar i Listës së Ekspertëve për Monitorimin e Sanksioneve të Kombeve të Bashkuara si dhe ekspert në projektin e BE-së me titull "Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë”.
Deklarata solemne