Në qoftë se dëshironi të bëni ankesë për një shkelje të pretenduar të të drejtave tuaja prej Dhomave të Specializuara të Kosovës ose Zyrës së Prokurorit të Specializuar, shënoni të dhënat tuaja bazë të kontaktit në formularin e mbrojtur që gjendet në lidhjen e mëposhtme dhe aty zgjidhni Dërgo informacionin (Submit Information). Pas marrjes së të dhënave tuaja bazë nga Avokati i Popullit, do të kontaktoheni me postë elektronike dhe do t’ju dërgohet një Formular për Ankesë të cilin duhet ta plotësoni dhe t’ia ktheni Avokatit të Popullit.
Procedura për paraqitjen e ankesave është krijuar për të garantuar konfidencialitetin e informacionit që i paraqisni Avokatit të Popullit. si edhe ka për qëllim të mbrojë sigurinë dhe konfidencialitetin e të gjitha shkëmbimeve të informacionit dhe/ose të dokumenteve ndërmjet jush dhe Avokatit të Popullit.
Ju lutem klikoni KËTU për qasje në Formularin e Mbrojtur për Kontaktim.
Procedura për paraqitjen e ankesave gjendet KËTU.