TAfati përmbyllës i Ftesës sonë për Aplikime 1-2025 ishte 7 prill 2025. Aktualisht është duke u kryer procedura e përzgjedhjes dhe rekrutimit.

 

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar mund të punësohen vetëm shtetas nga shtete anëtare të BE-së dhe shtete të treta kontribuese*.

Sistemi i Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar përbëhet nga punonjës të kontraktuar dhe punonjës të emëruar përmes autoriteteve shtetërore.

Kandidatët nga shtetet anëtare të BE-së të interesuar për vende pune si punonjës të kontraktuar mund të regjistrohen në platformën Goalkeeper:

https://goalkeeper.eeas.europa.eu/registrar/web/DPA/357/details.do

Pas regjistrimit, kandidatët do të marrin njoftim për shpalljen e çdo ftese të re për aplikime.

Kandidatët nga shtete të treta kontribuese të interesuar për vende pune si punonjës të kontraktuar duhet të kontrollojnë rregullisht këtë faqe të internetit për mundësi punësimi në të ardhmen.

Për informacion të mëtejshëm mbi procesin e aplikimit për vende pune me emërim përmes autoriteteve shtetërore, ju lutemi kontaktoni autoritetin emërues në shtetin tuaj.

*Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Norvegjia, Zvicra, Kanadaja dhe Turqia.