Natyra e pёrkohshme dhe nevojat specifike tё Dhomave tё Specializuara dhe Zyrёs sё Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs nuk lejojnё qё personelit tё kontraktuar t’i mundёsohet punёsim i pёrhershёm dhe kjo pasqyrohet nё nivelin e pagës.
Kontratat e punёs pёr personelin e kontraktuar jepen vetёm pёr kohëzgjatje tё caktuar. Ato zakonisht jepen pёr periudhё njёvjeҫare, por mund tё jepen edhe me kohëzgjatje të ndryshme, varёsisht nga nevojat operative.
Kategoria e pagës
Pёr çdo vend pune pёrcaktohet kategoria dhe grada pёrkatёse. Çdo punonjёs i kontraktuar fillon nga shkalla e parё e kategorisё dhe gradës pёrkatёse.
Pagesat
Punonjësit e kontraktuar marrin pagë bazë bruto dhe shtesën e indeksimit të vendit të punës në përputhje me kategorinë dhe gradën.
Punonjësit e emëruar përmes autoriteteve shtetërore (me përjashtim të punonjësve nga vendet e treta kontribuese*) marrin mëditje nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës.
Orari i punës
Njё javё e rregullt pune pёrmban 40 orё pune. Nё parim, orari i punёs fillon nё 08:30 dhe pёrfundon nё 17:30, çdo ditё nga e hёna deri tё premten. Brenda këtij orari përfshihet edhe pushimi i drekës që zgjat një orë.
Shpenzimet dhe shtesat (vlen vetëm për personelin e kontraktuar)
Punonjësi mund të gëzojë të drejtën e kompensimit të shpenzimeve të transportit nga vendbanimi i tij i përhershëm (fiskal) deri në vendin e punësimit kur fillon punën dhe nga vendi i punësimit për në vendbanimin e përhershëm (fiskal) në përfundim të punësimit.
Në rastet kur është e zbatueshme, punonjësi merr një shtesë shpërnguljeje në masë 50% të pagës bazë bruto, në qoftë se është i detyruar të shpërngulet nga vendbanimi i përhershëm për të jetuar në vendin apo territorin e punësimit.
Përveç shtesës për shpërngulje, shpenzimet e tjera në lidhje me zhvendosjen e orendive dhe sendeve personale, si dhe shpenzimet e sigurimit kundër rreziqeve të zakonshme (thyerje, vjedhje, zjarr) nuk kompensohen.
Për çdo gjashtë muaj shërbim, punonjësi ka të drejtën e kompensimit të shpenzimeve të transportit (një udhëtim kthimi) nga vendi i punësimit për në shtetin e qëndrimit të përhershëm.
Leja vjetore (LV) dhe Leja kompensuese (LK)
Të gjithë punonjësit kanë të drejtën e lejes vjetore (LV) prej 2.5 ditësh pune për çdo muaj të plotë shërbimi. Pushimet zyrtare nuk llogariten si leje vjetore.
Në interes të punës, punonjësi ka të drejtën e lejes kompensuese (LK) prej 1 dite pune për çdo muaj të plotë shërbimi.
Leje të tjera
Lejet e tjera si pushimi mjekësor, leja për arsye humanitare, leja e lindjes dhe leja për kujdesje prindërore, janë në përputhje me Rregulloren e Personelit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës.
Skema e sigurimit shëndetësor
Gjatë periudhës së kontratës, të gjithë punonjësit (me përjashtim të atyre nga shtetet e treta kontribuese) përfshihen në skemën e sigurimeve shëndetësore të organizatës. Anëtarët e familjes së punonjësve mund të përfshihen në këtë skemë me shpenzimet e veta.
Fondi i pensionit
Punonjësit e kontraktuar përfshihen në një skemë fondi pensioni. Ata kontribuojnë në këtë fond me rreth 7.9% të pagës bazë bruto mujore. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës kontribuojnë në këtë fond me rreth 15.7% të pagës bruto mujore të çdo punonjësi.
Pas mbarimit të punësimit që ka zgjatur mё shumё se 4 muaj, ose më pak për shkaqe shëndetësore, punonjësit i takon shuma e plotë në emrin e tij në fondin e pensionit, nga e cila zbriten shpenzimet administrative të fondit të pensionit. Nëse një punonjës shërben më pak se 4 muaj, pas përfundimit të punësimit ai mund të marrë vetëm kontributin e vet në fondin e pensionit nga i cili zbriten shpenzimet administrative të fondit të pensionit.
Privilegjet dhe imunitetet
Privilegjet dhe imunitetet e përcaktuara në ligjin përkatës punonjësi i gëzon vetëm për kryerjen e detyrave tё tij dhe këto privilegje dhe imunitete nuk e lirojnë atë nga përmbushja e detyrimeve personale ose nga respektimi i ligjeve dhe rregullave policore në fuqi. Nëse privilegjet dhe imunitetet janë të kontestueshme, punonjësi duhet të informojë menjëherë punëdhënësin.
DISPOZITA E MOSPASJES SË PËRGJEGJËSISË
Informacioni i mësipërm shërben vetëm si udhëzim dhe informim i përgjithshëm për punonjësit e ardhshëm dhe mund të ndryshohet pa njoftim paraprak.