MË POSHTË DO TË GJENI fTESAT TONA TË FUNDIT PËR aPLIKIM (fPA) PËR PRAKTIKË PROFESIONALE 1-2025.
AFATI PËRMBYLLËS PËR TË GJITHA APLIKIMET ËSHTË 22 gusht 2025, ORA 17:00 (ORA E BRUKSELIT).
Ju lutemI mbani parasysh se aplikimet që merren pas afatit nuk do të pranohen
Me synim nga e ardhmja, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës ofrojnë një sërë mundësish për kryerjen e praktikës profesionale, për t’u mundësuar praktikantëve përvojë pune të drejtpërdrejtë dhe unike brenda kësaj organizate.
Praktikantë janë studentë universitarë apo të diplomuar, konkretisht a) studentë, b) profesionistë të rinj të diplomuar para pak kohe nga universiteti dhe c) profesionistë të diplomuar nga universiteti që shfrytëzojnë përvojën e praktikës profesionale për studime të mëtejshme ose kërkime dhe punime akademike në lidhje me punën e Dhomave të Specializuara.
Praktikantët duhet të jenë shtetas të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian ose të shteteve të treta kontribuuese (Kanada, Norvegji, Zvicër, Turqi, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës).
Praktikat profesionale konsiderohen të dobishme për të dyja palët. Praktikantëve u jepet mundësia që të thellojnë njohuritë e tyre për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe mandatin e tyre dhe të jenë pjesë e një organizate dinamike dhe në rritje e sipër, kurse Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës përfitojnë nga njohuritë, përvoja dhe ndihma e praktikantëve të motivuar.
Praktika profesionale FpA 1-2025 përmbledhja e të gjitha vendeve të lira, si dhe vendet e lira të veçanta në vijim.
PARA SE TË DORËZONI APLIKIMIN, JU LUTEMI LEXONI INFORMACIONIN QË PËRMBAN FpA-ja DHE SHËNIMET E MËPOSHTME
Aplikimi juaj do të shqyrtohet VETËM nëse e dorëzoni formularin e aplikimit ashtu siç është shpjeguar për secilin nga opsionet në vijim:
Për kandidatët për praktikë profesionale nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) që aplikojnë drejtpërsëdrejti në Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (“të kontraktuar”):
|
Për kandidatët për praktikë profesionale nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) që përkrahen nga shteti i tyre anëtar i BE-së: (“propozuar nga autoritetet shtetërore“): Në Goalkeeper, vendet e praktikës profesionale të përkrahura janë vetëm për kandidatë tashmë të konfirmuar në arkivin e të dhënave të autoritetit shtetëror propozues. Ju lutemi kontaktoni autoritetin shtetëror propozues tuajin për informacion në lidhje me vende të lira për praktikë profesionale. Ne nuk mund të japim të dhëna të kontaktit të autoriteteve shtetërore propozuese. |
Për kandidatët për praktikë profesionale nga shtetet e treta kontribuese që përkrahen nga shtetet e tyre të treta kontribuuese (“të propozuar nga autoritet shtetëror”): Vetëm aplikime të shtetasve të propozuar prej shteteve të treta kontribuese që nuk janë anëtarë të BE-së mund të merren në shqyrtim (aplikimet individuale nuk merren në shqyrtim). Ju lutemi kontaktoni autoritetin tuaj shtetëror propozues për formularin e aplikimit |
Për kandidatët për praktikë profesionale nga shtetet e treta kontribuese që aplikojnë drejtpërsëdrejti në Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (“të kontraktuar” ) Formulari I aplikimit për praktikë profesionale në internet për shtetet e treta kontribuese (Shtojca 2), që gjendet si në faqen EEAS, ashtu edhe në faqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializua, dërgohet vetëm në këtë adresë elektronike: |
SHËNIME:
-
Pranohet vetëm një aplikim për person, duke i dhënë përparësi aplikimit të fundit të marrë brenda afatit ose të dorëzuar përmes autoriteteve shtetërore. Sidoqoftë, mund të aplikoni për më së shumti tri vende pune me të njëjtin formular aplikimi, duke i shënuar vendet e punës në bazë të përparësisë së preferuar.
-
Formulari i aplikimit duhet të plotësohet në anglisht.
-
Ju lutemi plotësoni me kujdes dhe saktësi çdo pjesë të formularit për arsye se aplikimi do të vlerësohet mbi bazën e tërësisë dhe saktësisë së informacionit të paraqitur.
-
Para se të dorëzojnë aplikimin, kandidatët duhet të vlerësojnë nëse i plotësojnë të gjitha kriteret e pranimit të përcaktuara në përshkrimin e vendit të punës.
-
Kandidatët nga shtetet anëtare të BE-së të cilët kanë pyetje për formularin e aplikimit në formë elektronike dhe/ose që hasin probleme teknike, duhet t’i dërgojnë pyetjet në: [email protected].
-
Kjo është lidhja për te Njoftimi për Privatësinë.