Në lidhje me emërimin sot të z. Xhek Smith (Jack Smith) në postin e Prokurorit të Specializuar në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Kryetarja e Dhomave të Specializuara gjykatëse Ekaterina Trendafilova deklaroi:

“I ofroj z. Smith përgëzimet e mia të sinqerta me rastin e emërimit të tij dhe kam besim që përvoja e tij e gjatë në fushën e hetimeve dhe ndjekjeve penale, si në Shtetet e Bashkuara ashtu dhe në nivel ndërkombëtar, do të shërbejë për përmbushjen e mandatit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Do të kem kënaqësinë të krijoj marrëdhënie të frytshme pune me z. Smith dhe kam besim se Zyra e Prokurorit të Specializuar do të bëjë përparim të mëtejshëm në drejtim të përmbushjes së mandatit të saj.”

Kryetarja Trendafilova shprehu gjithashtu mirënjohjen për punën e z. Kwai Hong Ip, Zëvendësprokurori i Specializuar, i cili ndërkohë bëri të mundur vazhdimësinë e punës në Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Burimi: 
Dhomat e specializuara