AFATI PËRMBYLLËS I FTESËS SONË MË TË FUNDIT PËR APLIKIME PËR PRAKTIKË PROFESIONALE 2-2024 ISHTE 27 nëntor 2024 ora 17:00 .

Aktualisht është duke u kryer procedura e përzgjedhjes dhe rekrutimit.

Ju lutemi vizitoni faqen tonë rregullisht për mundësi të tjera në të ardhmen.


Me synim nga e ardhmja, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës ofrojnë një sërë mundësish për kryerjen e praktikës profesionale, për t’u mundësuar praktikantëve përvojë pune të drejtpërdrejtë dhe unike brenda kësaj organizate.

Praktikantë janë studentë universitarë apo të diplomuar, konkretisht a) studentë, b) profesionistë të rinj të diplomuar para pak kohe nga universiteti dhe c) profesionistë të diplomuar nga universiteti që shfrytëzojnë përvojën e praktikës profesionale për studime të mëtejshme ose kërkime dhe punime akademike në lidhje me punën e Dhomave të Specializuara.

Praktikantët duhet të jenë shtetas të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian ose të shteteve të treta kontribuuese (Kanada, Norvegji, Zvicër, Turqi, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës).

Praktikat profesionale konsiderohen të dobishme për të dyja palët. Praktikantëve u jepet mundësia  që të thellojnë njohuritë e tyre për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe mandatin e tyre dhe të jenë pjesë e një organizate dinamike dhe në rritje e sipër, kurse Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës përfitojnë nga njohuritë, përvoja dhe ndihma e praktikantëve të motivuar.