Dhomat e Specializuara të Kosovës mirëpresin vizitorët që dëshirojnë të ndjekin seancat publike nga galeria për publikun. Në shumicën e rasteve, nuk nevojitet regjistrim paraprak. Gazetarët mund t’i ndjekin seancat publike nga qendra për median (me vonesë në transmetim), ose drejtpërdrejt nga galeria për publikun. Datat dhe oraret e seancave publike njoftohen në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Seancat gjyqësore publike mund të përfshijnë përmbajtje që mund të jetë shqetësuese për disa vizitorë. Këshillohet që vizitorët të gjykojnë dhe të vendosin vetë nëse duan t’i ndjekin ato. Personat nën 16 vjeç lejohen të jenë të pranishëm në galerinë për publikun gjatë seancave gjyqësore vetëm sipas disa kushteve të caktuara (shihni më poshtë).
Regjistrimi paraprak
Për seancat për të cilat parashihet interes më i madh nga publiku, mund të nevojitet regjistrim paraprak. Në ato raste, ky informacion njoftohet në Kalendarin e Gjykatës bashkë me afatin e fundit për regjistrimin paraprak. Për t’u regjistruar paraprakisht, dërgoni një mesazh elektronik (email) në [email protected]. Ju lutemi që në email të jepni të dhënat e mëposhtme:
Ju lutemi që në email të jepni të këto të dhëna:
-
emrin e plotë
-
datën e lindjes
-
shtetësinë dhe numrin e pasaportës ose të ndonjë dokumenti tjetër identifikimi nga shteti përkatës
-
përkatësinë në ndonjë organizatë, nëse ka (p.sh. person privat, diplomat i akredituar, OJQ/shoqëri civile)
-
gazetarët të cilët dëshirojnë të ndjekin seancat nga qendra për median duhet gjithashtu të japin emrin e organit të medias, vendin ku janë të vendosur, si dhe një kopje të skanuar të kartës së gazetarit.
Do t’ju informojmë sa më parë që është e mundshme nëse ka ulëse të lira në galerinë për publikun. Nëse nuk ka, seancat publike mund t’i ndiqni edhe në platformën e transmetimit në faqen në internet të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Mbërritja dhe regjistrimi
Ju lutemi sigurohuni të mbërrini 15 minuta para orarit të fillimit të seancës sepse procedurat e hyrjes mund të zgjasin disa minuta.
Personat që vijnë për të ndjekur seancat publike duhet të përdorin hyrjen kryesore të ndërtesës së DHSK-së që ndodhet në rrugën Raamweg.
Kur mbërrijnë në DHSK, të gjithë vizitorët duhet të tregojnë në sportelin e sigurisë një dokument identifikimi të vlefshëm me fotografi, për t’u lejuar të hyjnë në ndërtesë.
Para se të hyjnë në ndërtesë dhe përsëri para se të hyjnë në galerinë për publikun, të gjithë vizitorët duhet të kalojnë kontrollet e sigurisë, që përfshin edhe kalimin nëpër detektorin e metaleve. Personave që refuzojnë kontrollet e sigurisë nuk do t’u lejohet hyrja.
VIZITORËT NËN 16 VJEÇ
Për ndjekjen e seancave publike prej galerisë për publikun nga persona të moshës nën 16 vjeç zbatohen disa kufizime.
Fëmijët nën 14 vjeç nuk lejohen të ndjekin seancat gjyqësore nga galeria për publikun, me përjashtim të fëmijëve apo të personave në ngarkim të të akuzuarve që ndjekin seancën përkatëse.
Vizitorët nga mosha 14 deri në 16 vjeç mund të lejohen të ndjekin seancat gjyqësore nga galeria për publikun me autorizim të kryegjykatësit dhe me leje të prindit ose kujdestarit ligjor. Ata duhet të jenë të shoqëruar nga prindi, kujdestari ligjor, ose nga një i rritur tjetër mbikëqyrës.
Grupet me deri në 10 vizitorë nga mosha 14 deri në 16 vjeç, të shoqëruar nga një i rritur mbikëqyrës, mund të kërkojnë gjithashtu autorizim për të ndjekur seancat publike.
Për të kërkuar autorizim për një person të moshës nën 16 vjeç për të ndjekur një seancë gjyqësore, ju lutemi plotësoni formularin e kërkesës dhe dërgojeni atë në adresën e postës elektronike [email protected] të paktën 48 orë para mbajtjes së seancës.