Gjatë periudhës së aktakuzës, Hysni Gucati ishte kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. |
|
Gjatë periudhës së aktakuzës, Nasim Haradinaj ishte nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. |
HISTORIKU I AKTAKUZËS
Aktakuza fillestare kundër dy të akuzuarve u konfirmua më 11 dhjetor 2020 dhe u bë publike më 14 dhjetor 2020. Më 23 qershor 2021, paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht apelet e parashtruara nga Gucati dhe Haradinaj mbi mangësitë e pretenduara në formën e aktakuzës dhe urdhëroi që ZPS-ja të dorëzojë një version të korrigjuar të aktakuzës. Aktakuza e korrigjuar u dorëzua më 5 korrik 2021 ndërsa aktakuza me më pak redaktime u dorëzua më 4 tetor 2021. Kjo ishte aktakuza në fuqi në këtë çështje.
PËRMBLEDHJE E AKUZAVE
Sipas aktakuzës, së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm). Gucati dhe Haradinaj gjithashtu bënë akuza dhe komente nënçmuese kundër dëshmitarëve (të mundshëm) dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.
Akuzat janë si vijon:
DY AKUZA PËR VEPRA PENALE KUNDËR RENDIT PUBLIK
- Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare (Pika 1 dhe Pika 2)
KATËR AKUZA PËR VEPRA PENALE KUNDËR ADMINISTRIMIT TË DREJTËSISË dhe ADMINISTRATËS PUBLIKE
- Frikësim gjatë procedurave penale (Pika 3)
- Hakmarrje (Pika 4)
- Shkelje e fshehtësisë së procedurës (Pika 5 dhe Pika 6)
LIDHJA ME AKTAKUZËN NË FUQI
ZHVILLIME PROCEDURALE
Procedurë Paraprake/Gjykim (Numri i çështjes: KSC-BC-2020-07)
-
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë, Kosovë, dhe u transferuan në njësinë e paraburgimit të DHSK-së, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020.
-
Seanca e paraqitjes së parë të Haradinajt dhe të Gucatit, si të dyshuar, para gjykatësit të vetëm, Nikola Giju, u mbajt përkatësisht më 29 shtator 2020 dhe më 1 tetor 2020.
-
Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake Nikola Giju, konfirmoi aktakuzën kundër dy të akuzuarve.
-
Seancat e paraqitjes së parë të Gucatit dhe Haradinajt u mbajtën më 18 dhjetor 2020 para gjykatësit të procedurës paraprake, Nikola Giju. Gucati u vetëdeklarua i pafajshëm në lidhje me të gjitha pikat e aktakuzës kurse Haradinaj vendosi të vetëdeklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë brenda 30 ditësh.Në paraqitjen e mëtejshme, më 8 janar 2021, Haradinaj nuk u vetëdeklarua në lidhje me fajësinë ose pafajësinë. Bazuar në rregullën 92(2)(f) të Rregullores, gjykatësi i procedurës paraprake bëri deklarimin në emër të të akuzuarit se është i pafajshëm.
-
Më 27 gusht 2021, Zyra e Prokurorit të Specializuar e dorëzoi versionin e redaktuar publik të dosjes paraprake. Mbrojtja e Gucatit e dorëzoi atë më 2 shtator kurse Mbrojtja e Haradinajt e dorëzoi dosjen e saj paraprake “të përkohshme” më 12 korrik 2021.
-
Më 16 korrik gjykatësi i procedurës paraprake ia kaloi dosjen e çështjes trupit gjykues II.
-
Konferenca përgatitore për gjykimin në këtë çështje u mbajt më 1 dhe 2 shtator, ndërsa Konferenca përgatitore e ZPS-së u mbajt më 8 shtator 2021.
-
Gjykimi filloi më 7 tetor 2021. Më 10 nëntor 2021, ZPS-ja e mbylli çështjen e vet.
-
Më 26 nëntor 2021, Trupi Gjykues hodhi poshtë mocionet e dorëzuara nga dy ekipet e Mbrojtjes për rrëzimin e akuzave kundër të akuzuarëve, në bazë të rregullës 130 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave të DHSK-së. Konferenca përgatitore për Mbrojtjen u mbajt më 2 dhjetor dhe Mbrojtja e Gucatit filloi paraqitjen e provave më 3 dhjetor 2021, ndjekur nga paraqitja e provave nga Mbrojtja e Haradinajt më 15 dhjetor 2021. Të dy ekipet e Mbrojtjes i përfunduan paraqitjet e provave të tyre më 2 shkurt 2022.
-
Paraqitja e provave në këtë çështje gjyqësore përfundoi më 3 shkurt 2022. ZPS-ja dhe Mbrojtja e Haradinajt i dorëzuan dosjet gjyqësore përfundimtare më 3 mars 2022, ndërsa Mbrojtja e Gucatit më 4 mars 2022. Më 16 mars 2022, Trupi Gjykues rifilloi procesin gjyqësor me qëllim pranimin e disa deklaratave të caktuara të dorëzuara nga Mbrojtja lidhur me përcaktimin e dënimit. Deklaratat përmbyllëse u bënë në periudhën 14-17 mars 2022.
-
Aktgjykimi u shpall më 18 maj 2022: Trupi Gjykues shpalli të dy të akuzuarit fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe dënoi secilin të akuzuar me nga katër vjet e gjysmë burgim, ku të llogaritet koha e kaluar në paraburgim deri tani, dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin.
Lidhja me aktgjykimin
Përbërja e Trupit Gjykues | Gjykatësit Çarls Smith III (kryesues), Kristof Barte, Genël Metro dhe Fergal Gejnor (gjykatës rezervë) |
Zyra e Prokurorit të Specializuar | Valeria Boliqi, Metju Halling, Xhejms Paqe |
Mbrojtja | Gucati: Xhonëthën Elistan Ris (mbrojtës), Hju Bouden dhe Elenor Stivenson (bashkëmbrojtës) |
Haradinaj: Tobi Kadman (mbrojtës), Karl Bakli dhe Almudena Bernabeu García (bashkëmbrojtës) | |
Numri i dëshmitarëve gjatë gjykimit | 14 (4 ZPS; 6 Gucati; 4 Haradinaj) |
Numri i dëshmive me shkrim të dëshmitarëve | 18 (12 Mbrojtja e Gucatit; 6 Mbrojtja e Haradinajt) |
Numri i provave materialeve | 169 (ZPS), 46 (Mbrojtja e Gucatit), 20 (Mbrojtja e Haradinajt), 2 (Përbërja e Trupit Gjykues) |
Numri i ditëve të gjykimit në sallën e gjyqit | 32 |
Kohëzgjatja e procedurës paraprake | 12 muaj 12 ditë |
Kohëzgjatja e fazës së kuvendimeve në lidhje me vendimin e gjykimit (nga përfundimi i gjykimit deri në shqiptimin e vendimit të gjykimit) | 2 muaj 1 ditë |
Kohëzgjatja e gjithsejtë në Gjykatën Themelore (nga transferimi në DHSK deri në vendimin e gjykimit) | 19 muaj 24 ditë |
Apeli (Numri i çështjes: KSC-CA-2022-01)
-
Gucati dhe Haradinaj i dorëzuan njoftimet për apel më 17 qershor 2022. Rrjedhimisht, Kryetarja caktoi Panelin e Gjykatës së Apelit të përbërë nga gjykatësit Mishelë Pikar, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen për të shqyrtuar dhe marrë vendim mbi apelet. ZPS-ja ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të apelojë aktgjykimin e shkallës së parë.
-
Më 1 korrik, paneli i Gjykatës së Apelit, ndër të tjera për shkak të mospërmbushjes së kritereve të Udhëzuesit përkatës të Punës, anuloi tërësisht njoftimin e apelit të Haradinajt dhe e urdhëroi atë ta ridorëzojë njoftimin brenda një jave nga data e marrjes së këtij vendimi. Lidhur me njoftimin e apelit të Gucatit, paneli anuloi vetëm pikën 18 dhe e urdhëroi atë të ridorëzojë njoftimin e tij të apelit brenda të njëjtit afat, në rast se ai dëshiron ta paraqesë përmbajtjen e asaj pike. Njoftimet për apel u ridorëzuan më 10 korrik (Haradinaj) dhe më 11 korrik 2022 (Gucati).
-
Konferenca para apelit u mbajt më 5 korrik 2022. Hysni Gucati dorëzoi dosjen e apelit më 22 gusht 2022, ndërsa versioni i fundit i korrigjuar i dosjes së apelit të Haradinajt u dorëzua më 2 shtator.
-
Seanca e apelit u mbajt më 1 dhe 2 dhjetor 2022.
-
Aktgjykimi i apelit u shpall më 2 shkurt 2023. Paneli i Apelit la në fuqi verdiktin e fajësisë së Gucatit dhe Haradinajt për frikësim gjatë procedurës penale (Pika 3), shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të paautorizuar të informacionit të fshehtë të nxjerrë në procedura zyrtare (Pika 5), dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, nëpërmjet zbulimit të paautorizuar të identiteteve dhe të dhënave personale të dëshmitarëve të mbrojtur (Pika 6). Paneli i Apelit më tej la në fuqi, me përjashtim të gjykatësit Ambos që nuk u pajtua, verdiktin e fajësisë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, nëpërmjet kërcënimit të rëndë (Pika 1). Paneli i Apelit prapësoi konstatimin e Trupit Gjykues për pengimin e personave zyrtare në kryerjen e detyrave zyrtare nëpërmjet pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi (Pika 2) dhe i shpalli të pafajshëm Gucatin dhe Haradinajn për këtë Pikë. Bazuar në konstatimet e tyre, shumica e Panelit të Apelit uli dënimin nga katër vjet e gjysmë të dhënë nga Trupi Gjykues, në katër vjet e tre muaj burgim, duke llogaritur dhe kohën në paraburgim. Paneli i Apelit la në fuqi dënimin shtesë me një gjobë prej njëqind eurosh (100 euro).
AKTGJYKIMI I APELIT
Përbërja e Panelit të Gjykatës së Apelit | Gjykatësit Mishelë Pikar (kryesuese), Kai Ambos dhe Nina Jorgensen |
Zyra e Prokurorit të Specializuar | Metju Halling, Xhejms Paqe |
Mbrojtja | Gucati: Xhonëthën Elistan Ris (mbrojtës), Hju Bouden dhe Elenor Stivenson (bashkëmbrojtës) |
Haradinaj: Tobi Kadman (mbrojtës), Almudena Bernabeu García dhe Xhon Kaben (bashkëmbrojtës) | |
Faza e kuvendimeve e Aktgjykimit të apelit (nga parashtrimet e fundit të palëve deri në shqiptimin e aktgjykimit të apelit) | 30 ditë |
Kohëzgjatja e çështjes në apel* | 7 muaj 16 ditë |
*periudha nga dorëzimi i njoftimeve për apel deri në shqiptimin e vendimit të gjykimit në apel
Kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë para Gjykatës Supreme (Numri i çështjes: KSC-SC-2023-01)
-
Më 2 dhe 3 maj 2023, përkatësisht, Haradinaj dhe Gucati dorëzuan kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë në përputhje me nenet 48(6) to (8) të Ligjit dhe rregullën 193 të Rregullores. Rrjedhimisht, Kryetarja caktoi panelin e Gjykatës së Apelit, të përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova, Kristinë va nden Vingart dhe Daniel Fransen për të vendosur për kërkesat. Më 9 maj 2023, Haradinaj ridorëzoi kërkesën e vet.
-
Më 18 shtator 2023, Paneli i Gjykatës Supreme hodhi poshtë të dy kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë.
Përbërja e Panelit të Gjykatës Supreme | Gjykatësit Ekaterina Trendafilova (kryesuese), Kristinë van den Vijngart dhe Daniel Fransen |
Zyra e Prokurorit të Specializuar | Metju Halling, Xhejms Paqe |
Mbrojtja | Gucati: Xhonëthën Elistan Ris (mbrojtës), Hju Bouden dhe Elenor Stivenson (bashkëmbrojtës) |
Haradinaj: Tobi Kadman (mbrojtës), Almudena Bernabeu García dhe Xhon Kaben (bashkëmbrojtës) |
Ulja, modifikimi ose ndryshimi i dënimeve
-
Më 12 tetor 2023, Kryetarja e DHSK-së, Ekaterina Trendafilova, vendosi të modifikojë dënimin e z. Hysni Gucati për lirimin e tij më 18 tetor 2023 ose rreth kësaj date, me kushtet e përcaktuara në vendim. Këto kushte do të jenë në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit të dhënë nga Paneli i Gjykatës së Apelit, konkretisht për pjesën e mbetur të dënimit me katër vjet e tre muaj. Hysni Gucati u lirua më 17 tetor 2023.
-
Më 12 tetor 2023, Kryetarja Trendafilova vendosi se ajo do të shqyrtojë modifikimin e vendimit të z. Nasim Haradinaj për lirimin e tij me disa kushte pasi të marrë raport prej Administratores Fidelma Donlon në lidhje me sjelljen e z. Haradinaj gjatë mbajtjes së tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së. Më 12 dhjetor 2023, Kryetarja vendosi të modifikojë dënimin e Nasim Haradinajt për lirimin e tij më 14 dhjetor ose rreth kësaj date, sipas kushteve të përcaktuara në vendim. Këto kushte do të jenë në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit të dhënë nga Paneli i Gjykatës së Apelit, konkretisht për pjesën e mbetur të dënimit me katër vjet e tre muaj. Haradinaj u lirua më 14 dhjetor 2023.
LISTA E TË GJITHA SEANCAVE
Më poshtë mund të gjeni listën e të gjitha seancave në çështjen Gucati dhe Haradinaj. Ju lutem vini re se videot dhe transkriptet do t’i shtohen listës pasi që të bëhen të disponueshme.
Incizimet e qasshme audiovizuale klasifikohen si PUBLIKE dhe nuk përfshijnë pjesë të seancave që janë KONFIDENCIALE dhe/ose mund të përmbajnë pjesë të seancave që janë riklasifikuar si PUBLIKE.
Data | Lloji i seancës | Video regjistrimi | Transkripti |
---|---|---|---|
29/09/2020 | Paraqitje e parë (Haradinaj) |
Videoja | Transkripti |
01/10/2020 | Paraqitje e parë (Gucati) |
Videoja | Transkripti |
18/12/2020 | Paraqitje e parë (Haradinaj) | Videoja | Transkripti |
18/12/2020 | Paraqitje e parë (Gucati) | Videoja | Transkripti |
08/01/2021 | Paraqitje e mëtejshme (Haradinaj)/konferencë mbi ecurinë e çështjes | Videoja | Transkripti |
24/02/2021 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Videoja | Transkripti |
30/03/2021 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Videoja | Transkripti |
30/04/2021 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Videoja | Transkripti |
28/05/2021 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Videoja | Transkripti |
14/07/2021 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Videoja | Transkripti |
01/09/2021 | Konferencë përgatitore për gjykimin | Videoja | Transkripti |
02/09/2021 | Konferencë përgatitore për gjykimin | Videoja | Transkripti |
08/09/2021 | Konferencë përgatitore e Prokurorisë | Videoja | Transkripti |
07/10/2021 | Deklarata hyrëse (ZPS) | Videoja | Transkripti |
18/10/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitares së ZPS-së Zdenka Pumper | Videoja | Transkripti |
19/10/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitares së ZPS-së Zdenka Pumper | Videoja | Transkripti |
20/10/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitares së ZPS-së Zdenka Pumper | Videoja | Transkripti |
21/10/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitares së ZPS-së Zdenka Pumper | Videoja | Transkripti |
25/10/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitares së ZPS-së Zdenka Pumper | Videoja | Transkripti |
26/10/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Zdenka Pumper dhe Halil Berisha | Videoja | Transkripti |
27/10/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Halil Berisha | Videoja | Transkripti |
28/10/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Miro Jukiq (Miro Jukić) | Videoja | Transkripti |
04/11/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Miro Jukiq (Miro Jukić) | Videoja | Transkripti |
05/11/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Daniel Moberg | Videoja | Transkripti |
08/11/2021 | Gjykimi - seanca për çështje procedurale, deklarata pa betim e të akuzuarit | Videoja | Transkripti |
02/12/2021 | Konferencë përgatitore për Mbrojtjen | Videoja | Transkripti |
03/12/2021 | Deklarata hyrëse (Mbrojtja-e-Gucatit) | Videoja | Trankripti |
06/12/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Hysni Gucati (i akuzuari) | Videoja | Transkripti |
07/12/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Hysni Gucati (i akuzuari) | Videoja | Transkripti |
08/12/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Hysni Gucati (i akuzuari) | Videoja | Transkripti |
09/12/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të Mbrojtjes Taibe Myftari, Elmedina Ballazhi, Pren Marashi dhe Metush Kryeziu | Videoja | Transkripti |
10/12/2021 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Çelë Gashi | Videoja | Transkripti |
15/12/2021 | Gjykimi – marrja në pyetje e mëtejshme nga pala kundërshtare të dy dëshmitarëve të rrithirrur të ZPS-së Pumper dhe Jukiq/Deklarata hyrëse (Mbrojtja e Haradinajt) | Videoja | Transkripti |
11/01/2022 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Nasim Haradinaj (i akuzuari) | Videoja | Transkripti |
12/01/2022 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Nasim Haradinaj (i akuzuari) | Videoja | Transkripti |
13/01/2022 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Nasim Haradinaj (i akuzuari) | Videoja | Transkripti |
14/01/2022 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Nasim Haradinaj (i akuzuari) dhe Rashit Qalaj | Videoja | Transkripti |
21/01/2022 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitares së Mbrojtjes Ana Majers (Anna Myers) | Videoja | Transkripti |
24/01/2022 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Robert Rid (Robert Reid) | Videoja | Transkripti |
28/01/2022 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Robert Rid (Robert Reid) | Videoja | Transkripti |
31/01/2022 | Konferenca mbi ecurinë e çështjes | Videoja | Transkripti |
14/03/2022 | Deklaratat përmbyllëse (ZPS) | Videoja | Transkripti |
15/03/2022 | Deklaratat përmbyllëse (Mbrojtja e Gucatit) | Videoja | Transkripti |
16/03/2022 | Deklaratat përmbyllëse (Mbrojtja e Gucatit&Haradinajt) | Videoja | Transkripti |
17/03/2022 | Deklaratat përmbyllëse (Përgjigjet e ZPS-së, kundërpërgjigjet e Mbrojtjes, parashtrimet në lidhje me dënim) | Videoja | Transkripti |
18/05/2022 | Shpallja e aktgjykimit | Videoja | Transkripti |
05/07/2022 | Konferenca para apelit | Videoja | Transkripti |
01/12/2022 | Seanca e apelit | Videoja | Transkripti |
02/12/2022 | Seanca e apelit | Videoja | Transkripti |
02/02/2023 | Vendim i apelit | Videoja | Transkripti |