Mediat

Për komunikim me mediat, të paraburgosurve u duhet miratim paraprak i Administratorites. Udhëzuesin e punës për komunikimet me mediat do ta gjeni këtu. Informacion më të hollësishëm për pyetje që lidhen me mediat mund të gjeni në rubrikën për mediat.

Mbrojtësit

Të paraburgosurit kanë të drejtën e kohës dhe mjeteve e mundësive të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes së tyre. Një prej mënyrave për garantimin e kësaj të drejte është që të paraburgosurve u jepet mundësi e mjaftueshme për vizita dhe komunikim me mbrojtësit e tyre.

Vizitorët

Të gjithë të paraburgosurit kanë mundësi të arsyeshme për mbajtjen e marrëdhënieve personale me të tjerët. Përveç thirrjeve telefonike dhe letërkëmbimit me shkrim, ata mund të presin vizita nga të afërmit e ngushtë, anëtarë të tjerë të familjes dhe persona me të cilët kanë marrëdhënie personale prej më herët. Kujdes i veçantë i kushtohet organizimit të vizitave prej familjes në bazë të një procedure të thjeshtuar.

Trajtimi i të paraburgosurve

Të paraburgosurit konsiderohen të pafajshëm deri në vërtetimin e fajësisë dhe trajtohen si të tillë  gjatë gjithë kohës. Çdo formë diskriminimi është e ndaluar.

Kontraktimi i mbrojtësve

Për kontraktimin sipas sistemit të ndihmës juridike, mbrojtësi duhet të dorëzojë dokumentacion që provon se mbrojtësi i përmbush kriteret e Direktivës për Mbrojtësit, vërtetim që dëshmon pagimin e të gjitha tatimeve dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe vërtetim të sigurimit profesional.

Gjithashtu mbrojtësi duhet të nënshkruajë zotimin e konfidencialitetit dhe një deklaratë se nuk ka konflikt interesash.

Mjetet juridike kundër vendimeve mbi ndihmën juridike

Me nismën e vet ose me kërkesë të të dyshuarit ose të akuzuarit,  Administratorja mund të rishikojë një vendim të marrë në bazë të kësaj rregulle, në qoftë se:

  • vendimi ndikohet në mënyrë të konsiderueshme nga një ndryshim i rrethanave;

  • Administratorja vihet në dijeni të një informacioni të ri të rëndësishëm; ose

  • i dyshuari ose i akuzuari ka paraqitur informacion të rremë ose qëllimisht nuk ka paraqitur informacion me rëndësi.

Ndihma juridike

Të dyshuarit ose të akuzuarit të cilët nuk kanë mjete financiare të mjaftueshme, kanë të drejtë të përfitojnë ndihmë juridike. Ndihma juridike për pagesën e mbrojtësit jepet edhe për viktimat që marrin pjesë në procese gjyqësore. Rregullorja e Ndihmës Juridike mund të lexohet këtu.

Subscribe to