Vizitat e grupeve

Që nga viti 2016, studentë dhe grupe të tjera mund të vizitojnë Gjykatën në kuadër të Programit për Vizita të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Gjatë këtyre vizitave, përfaqësues të Dhomave të Specializuara i informojnë vizitorët për mandatin dhe proceset gjyqësore të Gjykatës, u përgjigjen pyetjeve të vizitorëve dhe bëjnë diskutime.

Një delegacion i gjykatësve nga Brazili vizitoi DHSK-në

Këtë javë, Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) pritën një delegacion prej 35 gjykatësish nga Brazili, të nivelit federal dhe shtetëror, të kryesuar nga ish-gjykatësja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Sylvia Steiner, dhe gjykatësi i nivelit shtetëror Zilli. Kryetarja Ekaterina Trendafilova dhe gjykatësi Kai Ambos folën për mandatin dhe strukturën e DHSK-së.

Dokumente Strategjike

Programi për Informim dhe Ndërgjegjësim i DHSK-së ka për qëllim të zgjerojë njohuritë dhe ndërgjegjësimin për mandatin dhe mënyrën e punës të DHSK-së, t’i bëjë procedurat gjyqësore më të qasshme dhe më të kuptueshme dhe të nxisë pritshmëri reale për punën e DHSK-së.

Media

Për çdo pyetje e informacion lidhur me median, ju lutemi të kontaktoni Christopher Bennett, Zëdhënësin e ZPS-së, në adresën e emailit: [email protected] ose në numrin e telefonit +31 (0)634 101 350.

Subscribe to